Pedagogu Mark Marku është përplasur ashpër me deputetin e PS-së Musa Ulqini, i cili është dhe relatori i paketës anti-shpifje, ligji i shumëdebatuar i qeverisë për median online.
Të ftuar të dy në emisionin Opinion, Mark Marku e Musa Ulqini janë përplasur ashpër në lidhje me ligjin dhe efektet e tij në median shqiptare. Marku është irrituar në momentin kur ka nisur të flasë, ndërsa Ulqini nuk e ka lënë të shprehet.
Në momente nervozizmi, Mark Marku ka marrë një shishe ujë në dorë dhe i ka thënë deputetit se do ta godasë, madje i ka thënë që të pushojë e të lërë ta flasë me shprehjen “mos ha m*ut”.
Ulqini: Unë do isha i turpëruar nëse djali im do të kishte firmën tuaj në diplomën e tij.
Marku: Më lër të flas. Do të hedh këtë shishen në kokë, mjaft fole. Mos ha m*t më, më lër të flas!