Një burrë ka përfunduar me të djegura në trup të nivelit të katërt dhe 10 persona janë lënduar shkaku i tymit në aksidentin që ndodhi sot rreth orës 11:00 në një banesë në rrugën ‘Dimo Gavrovski Kara’ në Tetovë. I lënduari është dërguar në Qendrën Klinike ‘Nëna Terezë Shkup’.
https://youtu.be/rG_SnVZvm-k
“Nga ndihma e shpejtë na dërguan 11 persona. Në repartin e sëmundjeve kronike është bartur një pacient me gjendjen e keqe shëndetësore dhe me të djegura të nivelit të katërt dhe menjëherë është dërguar në klinikën e Tetovës dhe më pas në Klinikën ‘Nëna Tereza’ në Shkup”, tha Boban Vuçeski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
https://youtu.be/_qZuO4zZqgY
Ai shtoi se në repartin intern janë pranuar gjashtë gra dhe katër bura dhe janë lëshuar për mjekim shtëpiak.
Sipas dëshmitarëve, ngjarja ka ndodhur nga një eksplozion i madh nga një bombolë.
Nga Njësia kundër zjarrit njoftuan se kanë intervenuar me 1 zjarrfikës dhe tre automjete./Telegrafi/
https://youtu.be/pYMdvq4qnSY