Aktorja e njohur kosovare, Adriana Matoshi ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘NIN’, ku ka dhënë një intervistë për gazetarin Alaudin Hamitin duke treguar më shumë rreth jetës së saj private dhe profesionale.
Ajo foli për famën dhe suksesin e saj që ka arrit deri më tani, duke theksuar se nuk ka punuar kurrë duke pasur mendjen për tek fama, por gjithë mundi i saj është bërë për shkak të pasionit të saj.
Ndër të tjera ajo ka folur edhe për vështirësitë që ka kaluar në jetë, siç ka qenë edhe momenti kur ajo është diagnostikuar me tumor.
Adriana ka shpjeguar se mënyra si ishte informuar për sëmundjen e saj kishte qenë shumë e dhimbshme.
“Unë në vitin 2012 kam qenë shtatzënë me fëmijën e katërt. Gjithçka ishte në rregull derisa nisa të kem marrje mendsh edhe të vjella. Në atë periudhë të gjitha ja lashë shtatzënisë. Por më pas e kuptova se nuk ishte ashtu, më vonë e kuptova që unë në kokë kam tumor. Në atë kohë nuk i tregova askujt. Nuk doja ta merrnin vesh prindërit e mi, sepse më kanë fëmijë të vetëm. Por në atë kohë mendova të kthehem në një film dhe të lë një dokument të fundit. Sepse kam menduar aso kohe se do të luaja rolin tim të fundit. Ka qenë periudhë e vështirë, por kaloi me sukses.”– ka thënë ajo në Intervistën për ‘NIN’.
VIDEO: