Ballina Aktualitet Shqipëri “Nuk jam aq i keq sa dukem në televizor”, Rama teksa i...

“Nuk jam aq i keq sa dukem në televizor”, Rama teksa i shuan kuriozitetin të moshuarit në Farkë, habit me fjalët: Ta merrte mendja që do më shihje mua laku*riq? (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në në Farkë, për të inspektuar nga afër shtëpinë e Sefer Poçi, e rindërtuar pas tërmetit.

Sapo janë futur në shtëpinë e re, i moshuari edhe pse në karrocë invalidi ka kërkuar që të rrijë pranë kreut të qeverisë dhe ka filluar me pyetjet për të shuarit kuriozitetin e tij lidhur me jetën e Ramës.

I moshuari, Safer Poçi, fillimisht i ka ofruar raki (të cilën Rama e refuzoi) dhe më pas i ka treguar se çfarë ka dëgjuar për shtëpinë e numrit të një të maxhorancës në Surrel. Kuriozitet që Rama ia shoi duke i thënë se kishte një banesë modeste me oborr brenda, ndryshe nga shtëpitë e kolegeve të tij, që sipas tij janë tejet luksoze.

PJESË NGA BISEDA:

Kryefamiljari: Merr raki

Rama: Jo jo ajo është longu i shejtonit në xhami

Kryefamiljari: S’rri në Surrel ti. Ti kush e di se ka shkon. Rri në qeveri atje.

Rama: Në qeveri punoj unë po në Surrel shkoj në darkë

Kryefamiljari: I thashë një çuni, si është Tirana. Më tha është mirë për të punuar ditë po të mos rrish natën

Rama: E paska thënë tamam ai. Ashtu bëjnë edhe ata që kanë ardhur për punë dhe ham ham ham gjithë ditën në televizor. Punoj në Tiranë por kur vjen errsina shkoj në Surrel. Kam çunin tim ishte me shokun e vetë nga qyteti. Kishte vënë ky ca dele, ai shoku vetë nuk i njohte. Kurse ai i imi i njiohte të gjitha llojet e deleve, pulave.

Kryefamiljari: Ai ujë që ecën ai pihet

Rama: Ai që del në televizor nuk pihet

Kryefamiljari: Po kaloi tre gurë pihet

Rama: Ne nuk kemi punë. Detyra jonë është t’I mendojmë këto gjëra më zemër se mendja të ngatërron ndonjëherë.

Kryefamiljari: Për shtëpinë tatë thonë e ka bo si bunker

Rama: Hë ça thonë? E di pse thonë bunker këta se kta shpitë i dinë me kolona si në Greqinë e lashtë, tavane me lule me allçi. Unë kam bërë një mur atje, oborr brenda shtëpisë. Nuk kanë faj njerëzit se më kanë parë tek kutia e sherrit edhe thonë jam gogol. Nuk jam aq i keq sa dukem në televizor, s’jam aq i mirë sa dukem këtu. Unë jam për atë që s’ta pret mendja. Ta merrte mendja që do më shihje mua lak*uriq? Asnjëherë.

https://youtu.be/sFa55UG3C7U