Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës se do të shemben tre konvikte me familje në “Qytetin Studenti”.
Gjithashtu Rama bëri me dije se ka nisur puna për konceptimin e 3 lagjeve të reja në Tiranë.
“Lejet e riparimeve duhet të kenë një procedurë të përshpejtuar. Bashkia duhet ta japë lejen e rindërtimit brenda 24 orëve. Nga ato që shohim është se godinat e reja nuk kanë problem strukturore. Godinat i kanë mbajtur më së miri goditjet. Kemi filluar punën për të konceptuar 3 lagje të reja në Tiranë.
Janë projekte që do kërkojnë kohën e tyre, por do kenë tjetër standard. Me fondin që kemi vënë në dispozicion jemi gati të fillojmë. Jemi duke identifikuar modelet më të mira financiare. Ka nisur puna për një ligj të veçantë në lidhje me perimetrin e emergjencës. E konsideroj me vend vendimin për prishjen e 3 konvikteve në Qytet Studenti”, u shpreh ndër të tjera Rama.