Në datë 16 Dhjetor do të dalë raporti i parë paraprak për dëmet që ka shkaktuar tërmeti. Por paraprakisht sa llogaritet dëmi? “Nëse do të flasim për një parashikim të situatës është një eksperiencë që nuk ka Nostradamus që ta gjejë më saktësi. Nga eksperienca e deritanishme dhe disa ekspertë ekonomie duke u mbështetur te ky informacion, me plus minuse, e kishin nxjerrë te 500 mln euro, duke llogaritur vetëm dëmet. Për dëmet me administrimin e jetës sociale shkojnë në 200 mln euro” tha inxhinieri Arben Meçaj.
Ndërsa gazetari Bardhi Sejdarasi tha një tjetër shifër “Nga 500 mln -1.2 mld Euro është shifra e dëmeve që jep një agjenci gjermane. Ne sot kemi vetëm një shifër, rialokimi ka sjellë 20 mld lekë për fazën e parë, nga të cilat 7 mld nga donatorët. Por ditë për ditë shtohen, shifrat rritet” tha ai.