Kanë kaluar 7 dite nga tërmeti i frikshëm i 26 nëntorit. Gjithë këto, kam qënë në teren nga mëngjesi në darkë, ku kam raportuar nga Thumana, Durrësi (qytet e fshatra), për pasojat e tërmetit. Gjatë këtyre ditëvë nuk ka qënë koha për të akuzuar, për të thënë çfarë nuk shkoi sic duhet, apo për dështimin e emergjencave civile, e shumë autoriteteve të tjera që duhej patjetër të ishin pranë atyre njerëzve që kishin nevojë.
Po cfarë kam parë unë gjatë këtyre ditëve? (Mbaj përgjegjesi të plotë për çdo gjë që them)
Sapo ra tërmeti mësuam se ishin shembur pallate në Thumanë dhe në Durrës. Të parët që shkuan tek ndërtesat e rrëzuara ishin banorët, të cilët u përpoqën të nxirnin nga rrënojat ata që mundën.
Më pas erdhën autoritetet, të cilët fatkeqësisht nuk bënë më shumë sesa banorët, për shkak se nuk kishin asnjë mjet. Është për t’u vlersuar mundi i tyrë, (policëve, ushtarëve, zjarrfikësve), bënë aq sa mundën, duke lëvizur me thonj e me duar kolona, tulla e beton, për të nxjërrë ata që ishin gjallë. Por duhet ta pranojmë që mundësia e tyre ishte deri këtu, pasi ata nuk e dinin nga t’ia nisin më për të gërmuar, nuk e dinin se ku kishte të mbetur nën rrënoja që ishin gjallë.
U desh ardhja e ushtrise së Kosovës (Ne Thumanë, që isha vetë), e cila erdhi me mjete të specializuara dhe me një qën, për këto raste. Ardhja e ushtrisë së Kosovës në mësditë, bëri të mundur të identifikohej ku kishtë trupa, dhe nëse ishin të gjallë apo jo. Kjo bëri të mundur që puna e forcave të posaçme, greke, kosovare, të punon për të nxjerrë njerëzit e gjallë.
Nga ajo cfarë fola me banorët, familjarë të atyre që luftonin me jetën nën rrënoja apo kishin ndërruar jetë, më thanë. “Këto pallate janë dëmtuar që me tërmetin e parë në 21 shtator. Këto familje qëndruan jashtë për ditë të tëra, në çadra. Kërkuan të vinin ekspertë, por ata nuk ërdhën dhe banorët u detyruan të hynin përsëri në banesat e tyre. Kjo është një vrasje e paralajmëruar”, më tha në dëshminë e tij, banori i Thumanës. Nëse kjo është e vërtetë, atëhërë kjo po është një vrasje. Nëse ato pallate që ranë, kanë pasur dëme të konsiderueshme që në tërmetin e parë, dhe s’ka shkuar njëri, atëherë shembja e tyre, është një ngjarje e parlajmëruar dhe ka patjetër përgjegjës.
Për të kaluar në Durrës!
Shumë pallatë në Durrës kanë dëme të mëdha. Qytetarët i kanë braktisur banesat e tyre.
Edhe atje punën për nxjerrjen e trupave nga rrënojat e bënë, trupat e specializuara të ardhura nga Rumania, Serbia, Franca, Mali i Zi, Turqia, Zvicra. Më vinte shumë keq teksa shikoja që policia e ushtria jonë vetëm ruante perimetrin e sigurisë. C’të bënin? As nuk ishin të specializuar e as kishin mjetë, edhe pse kuptohej në shpirt që ata donin të ishin në rreshtin e parë të kërkimit.
Filluan të vinin ndihmat e para ne Durrës e Thumanë. Qyetarët e Tiranës e mbarë Shqipërisë u angazhuan. Po ashtu edhe shqiptarët e Kosovës dhe Maqedonisë. Ndihmat vinin po nuk kishte koordinim, të paktën në Durrës. Ndihmat vinin, por nuk ndaheshin, askush nuk dinte c’të bënte. Askush nuk merrtë përgjegjësi, për të zgjidhur situatën. Aty kuptohej fare qartë, që punonjësit e Bashkisë së Durrësit ishin të paaftë dhe nuk dinin cfarë të bënin, vetëm thoshin, duhet të ikësh të firmosësh atje, duhet të pyesësh tek Bashkia. Burokraci edhe në këtë ditë të tmerëshme.
U hapën 70 çadra ne Durrës. Krevatë nuk kishte, vetë, nga një batanije. Por s’mund ta mohoj që kishte edhe abuzime, që batanije e ata pak krevate që ishin u vodhën nga komuniteti rom.
Në këtë ditë kur të shqiptarët po conin ndihma në Durrës, vetëm durraskët që kishin biznese, dukej se nuk ia kishin haberin çfarë kishte ndodhur, dhe vazhdonin të bënin biznes. Kishte edhe nga ata që shisnin batanije, shisnin ushqime, madje edhe me shtrenjte se cmimet normale. Ky eshte c’njerzore, eshte e pafalshme per ata te flliqur që e bëntë këtë.
Qytetarët atje kërkonin çadra afër banesave të tyre. Cadra nuk kishte. Ditën e dytë të tërmetit, 70 cadrat tek Niko Dovana u mblodhën, dhe u cuan ne Krujë. Qytetarët e Durrësit i drejtuan nëpër hotele, por shumica nuk shkuan. Ata s’donin të qëndronin nëpër banesa, donin të qëndornin jashtë, sepse lëkundjet vazhdonin. Edhe në hotel të ishin, nësë do kishte lëkundje, ata do dilnin prap jashtë.
Në shumë lagjë të Durrësit qytetarët kërkonin shtetin. “Ku është shteti? Ku është shteti, unë për këtë ditë e dua. S’ka ardhur njeri të pyesë, nëse jemi mirë, nëse kemi nevojë për gjë, nësë ndertesat tona janë të jetueshme apo jo?”.
Me ndihmat u abuzua shumë. Ndihmat ishin edhe preferenciale. Ndihmat ne disa zona qe u cuan ishin te pamjaftueshme. Cohej nje furgon dhe thuhej qe ne ate lagje kemi cuar, nderkohe qe ajo lagje mund te kishte mijëra banorë.
Nga ajo çfarë pashë, kishte pallate që kishin pësuar shumë dëmtime, por kishte edhe pallate të tjera që nuk kishin pësuar, sikur një krisje. A është normale kjo? Prandaj duhen hetime. NUK JAM DAKORD ME PRISHJEN QE O U BEHET NDERTEAAVE NE DURRES E THUMANE, E NE CDO VEND JETER, NESE ME PARE NUK BEHET NJE HETIM. NESE VLERSOHET QE CILESIA E NDERTIMIT ESHTE JO SIC DUHET, ATEHERE PARATE PER TA NDERTUAR PRAP, SHTETI T’IA MARRE NDERTUESIT.
Po ashtu prokuroria duhet te nxjerre perpara ligjit personat pergjegjes qe kane dhene leje pa kufi ne zonen e plazhit ne Durrës. Janë pallatet vetëm disa metra larg detit. E lagjia 13 ne Durrës, zona e plazhit, ishte me e demtuara. Duhet hetim qe pergjegjesit të përgjigjen përpara ligjit.
Fshatrat e Durrësit. Në fshatra abuzimi ishte edhe me i madh. Kam qënë në fshatrat Hamallaj, Shkafane, Armadhe, Lalz i Siperm, Ishem, Sukth, Manez dhe kam parë që dëmet ishin jashtëzakonisht të mëdha. Shtëpi e vila të shembura, një jetë punë. As atje nuk kishte shkuar njeri. Ndihmat kishin qënë makarona, oriz, e vaj, që nuk mund të gatueshin nga banorët sepse shtëpitë i kishin të shkatërruara dhe nuk mund të hynin brënda.
Interesante ishtë në Shkafanë, ku kryetari i njësisë administrative, në shtëpine tij tëpadëmtuar kishte vendosur çadër, ndersa tek banorët që u ishin shembur shtëpitë, nuk u kishin çuar. Kur i kishin thënë banorët pa shtëpi zotërisë, që na e jep neve se jemi ne qiell të hapur, ai u kishtë thënë, se atë çadër ia kishtë dhënë atij shteti, për familjen e tij.
Në këtë fshat çadrat ishin ndarë tek ata që s’kishin dëmtime, tek ata me vila, në mënyrë preferenciale totalisht nga pushteti vendor, e tek ata që kishin mbetur jashtë, nuk i kishin pajisur.
Kryeministri i vendit sulmon mediat! Po ku ndodh kjo? Ndodh tragjedia në këtë vend dhe ai jep spektakël nëpër mediat që ai i cilëson si kriminale. i nderuari kryeministër i vendit, duhet të dijë që aty ku ka shkuar media, nuk ka shkuar akoma shteti. Flas këtu për shumë lagjë të Durrësit dhe fshatrave. D eri ne 1 dhjetor, kur unë kam qënë në zonat nga ku kam raportuar, shteti s’ka mundur të vije akoma. Media me shume profesionalizëm ka transmetuar fjalën e qytetarit, të pacensuruar dhe të drejtpërdrejtë. Cfarë nuk i pëlqën kryeminisrit? Që qytetarët nuk kanë parë shtet? Që tek të dëmtuarit, s’ka shkuar askush? Që është shkelur ligji në Durrës nga ndërtimet pa leje dhe që ndërtesat nuk kane pasur cilësi në ndërtim? Cfarë si pëlqen kryeministrit ku flet populli? Këto ditë kam parë një kryeministër emocional. Populli mund të jetë emocional. Kryeministri Jo! Kryeministri duhet të jetë gjakftohtë dhe të gjej zgjidhje e të menaxhoj situatën, jo të qahet nëpër media, jo t’u thotë qytetarëve “Ju kam të gjithë si Gregu”. Cfarë do të trefohet emocional, që unë (populli) ta meshiroje? Te them qe s’ka faj ky, gjynah, KM po qan, po i pikon ne zemer. Jo jo, populli eshte emocional, populli qan, kryeministri zgjidh. Prandaj eshte vendosur atje, qe te pergjigjet edhe ne situatat e jashtezakonshme.
Vertete qe kjo ishte nje fatkeqesi, ca thone e ardhur nga Zoti, e ca nga natyra. Kete se kemi ne ne dore. Por ama menaxhimin e situates e ka shteti ne dore. Ai duhet te pergjigjet dhe jo te c’organizohet. Ky ishte nje organizim i c’organizuar dhe emergjencat civile ngelen, nuk e kaluan klasen.
Se kuptova as manine e fotove, te deputeteve. As ne kete dite nuk e harruan marketingun ndaj vetes. Dilnin shetitje kryeminister, kryetar bashkie, ministra, deputete, zv ministra dhe benin foto me njerezit, ne kete situate te jashtezakonshme. Pra teksa shume te tjere mundoheshin te nxirrnin ata poshte rrenojave, kishte te tjere qe benin foto ketyre te mesipermve.
Për ta përmbledhur! Duhet patjetër hetim i mkirëfilltë për ndërtesat, dhe ky hetim të bëhet nga të huajt dhe jo shqiptarët. Duhet qe te behet vlersimi total i shtepive, ne menyre qe ne te ardhmen te mos kemi raste si i Thumanes, e cila sipas banoreve, ishte nje tragjedi e paralajmeruar.
Duhet te kete nje njesi special te stervitur, e te pajisur me mjete per keto raste. Jemi nje zone ku termetet po bien vazhdimisht. Duhet te jemi gati per cdo gje.
Faleminderit nga zemra, e mirenjohje per çdo shqiptar qe u angazhua ne kete fatkeqesi, duke kordinuar ndihmat, duke mbledhur ndihma, ata te cilet shkuan ne vendngjarje e u angazhuan per te ndihmuar. Mirenjohje per shqiptaret e Kosoves e Maqedonise, treguan mbi cdo marrveshje te firmosur se ne jemi NJI, e do i gjendemi njeri-tjetrit, ne te mire e ne te keq dhe cdo gje do e perballojme bashke.
Jam i sigurte qe, do ringrihemi perseri. Jam i sigurte, qe shpejt do i kthehemi normalitetit. Por kjo ngjarje te na sherbeje per t’u afruar me shume me njeri-tjetrin, te jemi me mirekuptues e tolerantë. Të jemi bashkë dhe të përpiqemi t’i gjendemi njeri-tjetrit. Keshtu do ta kalojmë këtë, të gjithë bashkë, të bashkuar dhe me besimin tek i madhi Zot.
*Osman Stafa, gazetar në News24