Një tërmet me magnitudë 6.8 ka goditur Filipinet afër qytetit Davao të dielën.
Pos dëmeve materiale që janë shkaktuar, atje janë lënduar edhe 14 persona, thanë zyrtarët e Filipineve.
Instituti Gjeofizik Amerikan (USGS) raporton se lëkundjet sizmike ranë në ishullin e Mindanao-s, mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 2:12. Epiqendra ishte rreth 60 km në jug-perëndim të qytetit të Davao, shkruan Reuters.
Ky rajon ishte goditur nga katër tërmete të fuqishme në tetor dhe nëntor, të cilat lanë të vdekur të paktën 20 njerëz.