Ballina Top Lajm Tërmeti në Durrës, Autoriteti i Mediave në Maqedoninë e Veriut ofron 17...

Tërmeti në Durrës, Autoriteti i Mediave në Maqedoninë e Veriut ofron 17 mijë euro

Këshilli i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në Maqedoni jep rreth 17 mijë euro për të dëmtuarit nga tërmeti I 26 nëntorit në Shqipëri, por kryesisht për qarkun e Durrësit. Ky këshill ka vendosur në mbledhjen e së premtes në mënyrë unanime të dhurojë 1 milion denarë, që e konvertuar më kursin zyrtar janë më shumë se 16 500 Euro. Sipas njoftimit të bërë publik në faqen zyrtare të institucionit për shërbimet radio-televizive, Fondet do të paguhen në një llogari të veçantë të dedikuar për Kryqin e Kuq të Maqedonisë – Fondit të Solidaritetit.

Nënkryetari i këtij Këshillit, professor Milaim Fetahi dhe anëtari tjetër me kombësi shqiptare Selver Hajdini kanë falënderuar kolegët maqedonas për unanimitetin në solidaritetin e treguar. “Shkupi njihet si një qytet i humanizmit dhe i solidaritetit. Kemi dy arsye për ta merituar këtë status. Së pari ne ende kemi në kujtesë tërmetin e viti 1963, dhe dëmet e atij tërmeti i kapërcyem edhe nga kontributi dhe ndihma e fqinjëve. Së dyti Shkupi është vendlindja e Nënë Terezës”, thotë Milaim Fetai.