Ballina Aktualitet Shqipëri FOTO/ Ky ishte pallati 6-katësh ku jetonte e fejuara e Greg Ramës

FOTO/ Ky ishte pallati 6-katësh ku jetonte e fejuara e Greg Ramës

“Dosja.al” ka siguruar fotot e pallatit 6-katësh pranë Kryqit të Kuq në Durrës, që zuri poshtë shtatë persona natën e tragjedisë duke u marrë jetën.

Bëhet fjalë për pallatin, nën rrënojat e të cilit diqën anëtarët e familjes Reçi: Eduarti, Dolora, Klausi dhe Kristi, e fejuara e Greg Ramës dhe Diena Karanxha bashkë me të bijën, Esiela dhe nënën e saj.

Pallati në fjalë është ndërtuar në vitin 1996 dhe pas shembjes së tij pas tërmetit të fuqishëm ka dëmtuar edhe kolonat e një tjetër godine aty pranë.

Në këtë pallat dyshohet se janë bërë ndërhyrje në kolonat e tij për të bërë të mundur një panoramë sa më të bukur të njërit prej lokaleve në katin e parë.

51 persona të vdekur, 913 të plagosur dhe 47 të shpëtuar, ky është bilanci i tërmetit. Kërkimet në Thumanë dhe Durrës janë mbyllur. Toka vijon të dridhet. Tashmë ka nisur puna për identifikimin e dëmeve dhe paralelisht po mblidhen fonde.

@tn.lajmelokale
@tetovanews