Konferenca e Donatorëve Ndërkombëtarë për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit, do të mbahet me 19 ose 20 janar.
Ka qenë presidenti i Francës Emmanuel Macron i cili gjatë një mbledhje të liderëve të Këshillit Europian në Bruksel ka zbuluar datën e Konferencës.
Macron i bën thirrje vendeve anëtare për të kontribuar në rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti.
“Do të flasim dhe për atë që ka ndodhur në Shqipëri. Dua të jap një mesazh solidariteti për popullin shqiptar. Do të organizojmë një konferencë ndërkombëtare donatorësh për të qenë sa më pranë Shqipërisë në këto momente të vështira, ku dhjetëra persona kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë banesat”, shprehet Macron.