Në këto ditë të fatkeqësisë natyrore për disa qarqe të vendit, pas tërmetit të 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama gjatë takimeve me banorët është munduar që të dëgjojë shqetësimet e tyre, por takimi i sotëm në Laç ka prodhuar disa debate.
Teksa dëgjonte shqetësimet e këtyre banorëve, kryeministri debatoi ashpër me disa prej tyre, madje iu desh që në shumë raste të ngrinte dhe tonin e zërit. Pasi ishin mbledhur në një lokal në Laç, situata ka precipituar, teksa një banor lëshoi akuza dhe ofendime për Partinë Demokratike, duke i cilësuar përfaqësuesit e saj ‘të qelbur’ që sipas tij i kishin hequr nusen e djalit nga puna.
Kaq ka mjaftuar që kreu i qeverisë të reagojë me ashpërsi, ndërsa ka shtuar se; “Leri more demokratët e qelbur. Çfarë i keni këto që thoni. S’iu vjen zor, s’iu vjen. Largohu..Ik mos më shqetëso. “Demokratët e qelbur thotë”. Largohu, boll, s’ke turp’, tha Rama.
DEBATI
Banori: O kryeministër, kam një hall
Rama: Ca e ke atë revole?
Banori: S’maj revole
Rama: Ca halli ke
Banori: Kam nusen e djalit tim, ka pas punuar tek Elektriku. Edhe ka punuar me ndërgjegje, por ma ka hequr nga puna demokrati i qelbur.
Rama: të lutem, nuk i pranoj këto.
Banori: Ah si pranon. Ata i njeh tërë Laçi
Rama: Të lutem. Mbylle këtë muhabet
Banori: e kanë hequr padrejtë nga puna
Rama: O xhaxhi po na shqetëson. Skam ardhur për këtë gjë këtu. Mos më përmend mua ‘demokrati i qelbur’. Të lutem
Banori: E kanë hequr
Rama: nuk e pranoj këtë bisedë, boll! S’kam ardhur për këtë punë
Banori: Si s’ke ardhur për këtë punë?
Rama: S’kam ardhur për këtë punë.
Banori: Të lutem shumë, më fut nusen në punë
Rama: Nuk ta fus. Nuk merrem unë me futje nusesh në punë, Nusdja ta kërkoj punën vet, dhe jot i dalë vjehrri ta kërkoj
Banori: E kanë djegur kot. Është e papunë. Me 40 mijë lekë
Rama: O xhaxhi a do ta lëmë këtë muhabet?!
Banori: Si ta lëmë? Ajo është pa bukë.
Rama: Unë nuk fus dhe nuk heq nga puna
Banori: Ke futur në punë ca hajdutë
Rama: Të lutem shumë mos na shqetëso. A ka mundës të ikësh tani. Më tregon mua këtu ‘demokrat të qelbur’. Ik largohu tani. Na prishe gjithë bisedën. Mos na shqetëso. Muhabet kot. Oh zot. Si nuk i vjen zor. Më tregon mua; “nusja në punë, nusja pa punë”.