Lëvizja Vetëvendosje po zhvillon një protestë në Tiranë, kundër vizitës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Ky i fundit sapo ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar, së bashku me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të Samitit të tretë të Shengenit Ballkanik.
https://youtu.be/1YeIT8YDcvM
Siç shihet dhe nga fotot e videt, që sjell “BalkanWeb”, aktivistë të shumtë janë mbledhur te lulishtja në krah të Presidencës, duke thirrur njëzëri “Kosova, Kosova, zemra e Shqipërisë”.
Nga ana tjetër, në rrugë ndodhen edhe forca të shumta policore, të cilat fillimisht janë përplasur me protestuesit, teksa i kanë spostuar këta të fundit nga trotuari përballë hotel “Rogner”, aty ku Rama po zhvillon takimin e parë me Vuçiç dhe Zaev.
https://youtu.be/KXBYFRkRz50