Papa Françesku rikthehet sërish në qendër të vëmendjes pas shuplakës që i dha në dorë një besimtareje aziatike në sheshin e “Shën Pjetrit”, natën e Vitit të Ri.
Ati i Shenjtë u rikthye pranë besimtarëve dhe u takua me pelegrinët në sallën Paolo VI, pas dëgjesës së përgjithshme. Mes tyre ishte dhe një murgeshë afrikane, entuziaste në maksimum që donte të takonte kreun e Kishës.
Papa Françesku e pa murgeshën dhe i tha “Kam frikë! Ti kafshon! Do të të jap puthjen, por rri e qetë, mos kafsho” dhe më pas e përqafoi.
E gjithë situata është komentuar si një ironi nga ana e Papës pas incidentit që ndodhi për Vitin e Ri ku ai u tërhoq nga dora nga një besimtare në sheshin “Shën Pjetri” dhe për pak u rrëzua.
Ai iu rikthye i indinjuar asaj duke e goditur në dorë që ta lëshonte. Papa kërkoi menjëherë falje për ngjarjen dhe shembullin e keq duke pranuar se kishte humbur durimin.
📹VIDEO | #PopeFrancis joked with a nun who asked for a kiss during his General Audience. pic.twitter.com/ZBI8wDd1Vi
— ACI Africa (@aciafricanews) January 9, 2020