Lajmi i vrasjes së gjeneralit të Gardës Revolucionare të Iranit, Qassem Soleimani, në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit është shoqëruar me detaje të reja, të bëra publike së fundmi
Sulmi u krye në orët e para të ditës së premte dhe shënjestra ishin dy makina me të cilat po udhëtonin Soleimani dhe milicë të Irakut, që po e merrnin nga aeroporti.
Mësohet se gjenerali i Iranit u bë copash nga predha amerikane dhe se trupi i tij u identifikua vetëm nga unaza. Soleimani sapo kishte mbërritur në Bagdad pas një fluturimi nga Siria. Katër predha me precizion të lartë goditën dy makinat që kishin brenda Soleimanin dhe eskortën e tij, sipas zyrtarëve amerikanë.
Në sulm u vra edhe Abu Mahdi al-Muhandis, kreu i milicisë irakiane që mbështetet nga Irani, përgjegjëse për sulmin ndaj Ambasadës Amerikane në Bagdad.
https://youtu.be/CxmswzTn9jQ