Ballina Bota Drejt përplasjes me Turqinë? Greqia do të dërgojë trupa në Libi

Drejt përplasjes me Turqinë? Greqia do të dërgojë trupa në Libi

Tensionet mes Turqisë dhe Greqinë kanë arritur kulmin ditën e sotme, pasi Athina zyrtare ka paralajmëruar se do të dërgojë trupa ushtarake në Libi, ku gjenden tanimë edhe ato turke. Deklarata e Greqisë vjen pasi Turqia njoftoi se do të dërgonte një anije pranë brigjeve të Kretës për të kërkuar për naftë, zonën të cilën e quan tanimë si pjesë të kufirit të saj detar.

Por si u përfshi Libia në përplasjet e vazhdueshme mes dy vendeve dhe a mund të përshkallëzohen edhe më shumë tensionet mes Ankarasë dhë Athinës?

Komandanti i forcave që luftojnë qeverinë e mbështetur nga OKB-ja në Libinë e shkatërruar nga lufta ka mbajtur një sërë takimesh në Athinë në përpjekje për të siguruar mbështetjen e Greqisë kundër Turqisë.

Gjenerali Libian Khalifa Hifter u takua me Ministrin e Jashtëm Grek, Nikos Dendias pasi arriti për një vizitë të papritur të enjten në mbrëmje dhe ka takuar sot kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, si dhe me zyrtarë të tjerë të lartë grekë.

“Greqia është e gatshmë që të ndihmojë në vendosjen e paqes dhe qetësisë në Libi, qoftë kjo edhe me forca ushtarak. Jemi të gatshëm të ndihmojmë për një armepushim dhe për heqjen e embargos së armëve”, deklaroi për mediat në përfundim të takimit me ushtarakun libian, ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.

Vizita e befasishme nga Hifter vjen ndërkohë që Turqia ka arritur një marrëveshje detare më kundërshtarin e tij duke i çuar kufijtë deri në Kretë. Të dielën në Berlin mbahet një konflit shumë palësh për të ndaluar konfliktin në Libi, por Gjermania nuk e ka ftuar Greqinë.

Turqia, e cila ka premtuar të dërgojë trupa për të mbështetur qeverinë e Libisë kundër gjeneralit Hifter, është përfshirë në një tension të jashtëzakonshëm politik me Greqinë, e cila për t’iu kundërpërgjigjur duket se është e  gatshme të dërgojë edhe ajo trupa në Libi.

Në nëntor, Turqia dhe Libia nënshkruan një marrëveshje të diskutueshme për kufirin detar në Mesdheun Lindor, e cila alarmoi Athinën pasi mohonte ekzistencën e disa prej ishujve grekë.

Kryeministri Mitsotakis, i cili nuk ishte i ftuar në samitin në Berlin, ka paralajmëruar se Greqia do të përdorë fuqitë e vetos si anëtar i Bashkimit Evropian, në përpjekje për të bllokuar cdo marrëveshje që do të arrihet me Libinë nëse nuk anulohet marrëveshja detare e Turqisë.

Por presidenti Rexhep Tajip Erdogan duket se po mendon gjithçka përvec tërheqjes nga ky pakt. Ai njoftoi ditën e djeshme se duke përfituar nga marrëveshja detare me Libinë, Turqia do të kryente operacione për kërkimin e nafës në zonat që pretendon se gjenden brenda saj raftit të saj kontinental.  Duke parë marrëveshjen me Libinë, kjo nënkupton se presidenti planifikon të cojë anijet për shpimin e naftës deri në afërsi të Kretës.

Mediat greke kanë reaguar të alarmuara nga deklarata e presidentit turk, me shumë prej tyre që e cilësojnë si një provokim të jashtëzakonshëm ushtarak.

Duke folur nga Pallati Presidencial në Ankara, Presidenti turk i dërgoi një mesazh Athiëns edhe për një gazsjellës që Greqia, Qipro dhe Izraeli duan të ndërtojnë.

“Me Libinë, ne kemi nënshkruar marrëveshje që ripërcaktojnë zonat detare. Në zonat midis brigjeve të Turqisë dhe Libisë, nuk mund të bëhet tanimë asnjë kërkim për naftë miratimin e të dy vendeve “, pohoi Erdogan.

Deklarata e presidentit turk duket se ka konfirmuar taninë frikën më të madhe të Greqisë. Erdogan beson se asgjë nuk do të ndryshojë në Berlin dhe se marrëveshja detare me qeverinë do të mbetet në fuqi. Ndërkohë, ai nuk vendosi një orar, por zbuloi se një anije turke që do të transportohej në lindje të Kretës, një njoftim që “nuk është kapërdirë lehtë” nga autoritetet greke.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu në një intervistë televizive në “CNN Turk” foli për disa ishujt grekë, duke thënë se sovraniteti i tyre nuk është vendosur.

“Ka disa ishuj për të cilët nuk është vendosur se kujt i përket sovraniteti i tyre. As Traktati i Lozanës dhe Traktati i Paqes i vitit 1948 nuk kanë saktësuar se kujt i përkasin. Ne justifikojmë themi se ato na përkasin; ata argumentojnë të njëjtën gjë për veten e tyre. Kjo është arsyeja pse ne lidhëm marrëveshjen me Libinë, Në mënyrë që të mos marrim ishullin e Kardakut (Imias)”, tha Cavusoglu.

Tre ditë më parë, ai kishte deklaruar se kishte ishuj në Egje “të cilët janë okupuar në mënyrë të paligjshme nga Greqia”.

“Turqia ka vijën më të madhe bregdetare në Mesdheun Lindor. Nuk ka kuptim që ata të ngushtojnë hapësirën tonë duke pretenduar kombësine e disa ishujve “, argumentoi Cavusoglu. (SI)