Legjenda e basketbollit Kobe Bryant kishte bërë një pakt të fshehtë e disi të pazakontë me të shoqen: të dy ata ishin betuar të mos udhëtonin kurrë bashke me helikopter, mjeti të cilin basketbollisti e preferonte mjaft për të lëvizur me qëllimin e të shmangte trafikun e rënduar rrugor.
Arsyen e kesaj ujdie e zbardhin mediat e huaja, sipas të cilave ishte Bryant që kishte këmbëngulur për këtë fakt. Ai mendonte që në rast fatkeqësie, katër vajzat e ciftit të kishin të paktën njërin nga prindërit, e të mos mbeteshin jetime.
Bryant ishte shumë krenar për familjen e tij, por sidomos të bijat. Në muajin nëntor, ylli i basketbollit kishte dhënë një intervistë ku shprehej se fëmijët ishin arritja e tij më e madhe në jetë.
“Kam kaluar kaq shumë, por besoj se ndjenja më e thellë është dashuria e pakushtëzuar, e papërmbajtur që ke për fëmijët. Jam bekuar katër herë me këtë ndjesi dhe është gjëja më e fuqishme në botë”, pat thënë ai.
Fatkeqësisht, Bryant u shua së bashku me bijën 13 vjecare Gianna në një aksident ajror të djelën, ku u përfshi pikërisht helikopteri me të cilin udhëtonin.