Ballina Bota Njeriu më i fuqishëm në Lindjen e Mesme/ Kush ishte gjenerali iranian...

Njeriu më i fuqishëm në Lindjen e Mesme/ Kush ishte gjenerali iranian që u vra nga SHBA

Qassem Soleimani, 62 vjeç, ishte komanduar në krye të Forcave Revolucionare të Iranit që nga viti 1998. Soleiman shpejt u bë një figurë legjendare, përgjegjës për të gjitha operacionet jashtë Teheranit dhe pikë referimi strategjike për Ajatat. Ai u bë njeriu që ridizenjoi skenarët gjeopolitikë të Lindjes së Mesme në favor të Iranit, aq sa shumë ish agjent të CIA-s e kishte quajtur atë “personin më të fuqishëm operacional në Lindjen e Mesme“.

Gjenerali, Qasem Soleimani, kreu i Quds, një njësi elitë e Gardës Revolucionare të Iranit, është vrarë nga forcat amerikane në Irak me vendim të presidentit Trump.

Sulmi u krye në orët e para të ditës së premte sapo Soleimani kishte mbërritur në Bagdad pas një fluturimi nga Siria, kur katër predha me precizion të lartë goditën dy makina, brenda së cilave ndodheshin ai dhe eskorta e tij. “BBC” shkruan se trupi i Soleimanit u bë copash nga sulmi dhe është identifikuar vetëm nga unaza.

Por kush është Gjenerali, Qasem Soleimani?
Soleimani konsiderohet në Iran si personi i dytë më i fuqishëm, pas liderit suprem, Khamenei dhe cilësohet si figurë historike kombëtare. Gjenerali 62-vjeçar, ka udhëhequr nga viti 1998, forcat elite të Gardës Revolucionare të Iranit, të cilat kryjnë operacione sekrete jashtë vendit.

Sipas “CNN”, Soleimani e filloi karrierën e tij ushtarake në vijë të parë në luftën Iran-Irak gjatë fillimit të viteve 1980. I njohur si “komandanti në hije” i Iranit, ai ishte ideatori i operacioneve ushtarake iraniane në Irak dhe Siri.

Mirëpo Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur komandatin dhe forcat e tij si terroristë në muajin prill të vitit të kaluar dhe i kanë konsideruar përgjegjës për vdekjet e qindra amerikanëve.

SHBA ka thënë se këto forca janë mekanizmi primar i Iranit për të mbështetur grupet që Amerika i konsideron terroriste në Lindje të Mesme, duke përfshirë lëvizjen Hezbollah në Liban dhe Xhihadin Islamik Palestinez. Sipas SHBA-së forcat Quds kanë financur, trajnuar dhe ofruar vazhdimisht armë për këto grupe.

Sipas administratës së Trump, që nga themelimi i saj në vitin 1979, këto forca kanë luajtur një rol aktiv në masat shtypëse kundër gjithë protestave e kryengritjeve që kanë ndodhur gjatë 40 viteve të shkuara, si dhe në zgjerimin e ndikimit në Lindjen e Mesme përmes grupeve terroriste.

Nga ana e tyre, Irani e kanë quajtur sulmin ajror një akt “terrorizmi ndërkombëtar”. Lideri suprem i vendit, Ajatollahu Ali Khamenei, shpalli tri ditë zie kombëtare dhe u betua se “do të hakmerret ashpër ndaj kriminelëve që vranë Soleimanin”./Opinion.al
https://youtu.be/CxmswzTn9jQ