Pasditen e djeshme pjesa lindore e Turqisë është goditur nga një tërmet i fuqishëm prej 6.9 ballë, i cili la pas një bilanc tragjik.
21 persona kanë humbur jetën, mbi një mijë kanë mbetur të lënduar, ndërsa qindra banesa janë shkatërruar.
Ndërkohë, ekipet e kërkim shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të nxjerrë njerëz nga rrënojat.
Por, gjatë kërkimeve është shtuar shpresa se veç 40 personave që u nxorrën të gjallë, të tjerë do të shohin sërish dritën e diellit.
Në video një anëtare e forcave të kërkim shpëtimit arrin të kontaktojë me një person i cili të bllokuar nën rrënoja.
Ai i ka treguar se është në gjendje të mirë.
Biseda mes oficeres së forcave të ndihmës dhe personit të bllokuar është regjistruar edhe në kamera.
Telefonata ka bërë të mundur që ekipi i kërkim shpëtimit të lokalizojë vendodhjen e personit të bllokuar.