Banorët e Bagdadit po shijojnë borën e rënë, për herë të dytë në 100 vjet.
Më parë ajo ra në vitin 2008, por ishte e dobët dhe u shkri shpejt.
Shumë irakenë të rinj dhe të vjetër thonë se kjo është hera e parë që kanë parë reshje të vërteta të dëborës në Bagdad, njoftoi AFP.
“Bora mund të bjerë deri nesër, duke pasur parasysh motin e ftohtë. Vala e ftohtë erdhi nga Evropa”, tha Amer el Jaberi nga Qendra Meteorologjike e Irakut.
Banorët e Bagdadit janë shumë më të mësuar me nxehtësinë sesa të ftohtit. Temperatura më e lartë e matur në këtë qytet është 51 gradë Celsius.
Dëbora është një dukuri më e zakonshme në Irakun verior, ku ka rënë në Mosul, por shumë rrallë është parë në pjesët qendrore dhe jugore të vendit. /tesheshi/