“Koronavirusi është një armë lufte biologjike dhe është krijuar në një laborator të Wuhan. Organizata Botërore e Shëndetësisë është në dijeni të këtij fakti”.
Kështu është shprehur eksperti amerikan Francis Boyle, i cili është profesor drejtësie në universitetin e Illinois.
Kjo teori në fillim u tha se është konspirative por tashmë thënë nga një ekspert bëhet edhe më serioze.
Francis Boyle në vitin 1989 ai hartoi aktin për Armët Biologjike, ligjin për luftën kundër terrorizmit për armët biologjike në SHBA ndërsa në një intervistë të publikuar në rrjet ai ka thënë se koronavirusi është një armë vdekjeprurëse dhe që është krijuar në një laborator të sigurisë së lartë në Wuhan.
Sipas Boyle virusi mundë të jetë krijuar edhe në laboratorin BSL-4 në Wuhan që është gjithashtu një qendër kërkimore e Organizatës Botërore të Shëndetit.
Sipas ekspertita amerikan, qeveria e Kinës është përpjekur fillimisht ta mbulonte rastin, por tashmë me përhapjen në masë të virusit po merr masa për të frenuar epideminë.
Sipas ‘TgCom’ qëndrimi i profesorit amerikan është në kundërshtitë plotë me versionin zyrtar, se virusi vdekjeprurës është shpërndarë në një treg lokal të Wuhan.
Por ky version zyrtar është kundërshtuar edhe nga ekspertë të tjerë të fushës që bëjnë me dije se vetëm 66% e rasteve fillestare me të infektuar kishin vizituar tregun lokal.