Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë që nuk është e sigurt nëse koronavirusi mund të ndalohet nga përhapja botërore teksa vazhdojnë e rriten rastet e shumta të konfirmuara në Itali, Korenë e Jugut e Iran.
Italia ka raportuar personin e shtatë që ka ndërruar jetë nga ky virus. Ndërkohë qeveria ka urdhëruar në zonat më të prekura ndalimin e lëvizjes e moszhvillimin e shumë aktiviteteve publike e private që virusi mos të përhapet akoma më shumë.
Mbi 230 rastet në Itali tregojnë se dhe vëndet më proaktive janë në rrezik. Italia ka deklaruar gjëndjen e emergjencës në 31 janar dhe ka ndaluar gjithë fluturimet nga Kina, i vetmi vënd europian që e ka marrë këtë masë gjer tani.
Korea e Jugut ka raportuar 893 raste dhe 8 vdekje gjer më sot. Shohim se ka pasur një rritje në numrin e të infektuarëve që nga java e kaluar ku numri i tyre ishte në 763. Ndërkohë me mijra njerëz janë futur në karantinë.
Në qytetin e goditur rëndë nga koronavirusi, Daegu në Kore të Jugut spitalet nuk kanë mjaftueshëm mjekë, infermierë dhe specialistë të mjekësisë që ta përballojnë numrin e madh të infektuarëve dhe të pacientëve në risk për jetën. Masat qeveritare me qëllimin e reduktimit të përhapjes si hedhja poshtë e çarçafeve e mbulesave të ndryshme kanë zbrazur ndjeshëm rezervat e spitaleve. Punonjësit po heqin dorë teksa familjet i’u thonë të japin dorëheqjen.
“Ne nuk mund te zgjasim për një kohë të gjatë kështu. Stafit mjekësor po i shterojnë fuqitë duke punuar me orare të tejzgjatura e me këtë intensitet”, ka thënë Nam Sung-il një doktor që po trajton pacientë në dy spitalet e Daegu-t. Hapësira e spitalit tek njëri prej tyre është e mbushur aq shumë me pacientë sa infermierët nuk kanë se ku të pushojnë sa veçse në dysheme.
Në Iran numri i individëve që kanë ndërruar jetë u rrit në 12 dhe me 61 raste të konfirmuara, sipas zëvëndësministrit Iraj Harirchi. Autoritetet Iraniane thanë se epiqendra e përhapjes ishte në Qom në një nga zonat kryesorë të vendit për pelegrinazh.
Përhapjet e mëdha jashtë Kinës sugjerojnë se epidemia ka kapur një pikë ku sipas tyre përhapja e botërore e virusit është e pashmangshme sipas ekspertëve të sëmundjeve infektive.
“Nuk mendoj se mund të përmbahet në këtë pikë”, ka thënë Tom Inglesby, drejtor i Qëndrës për Sigurinë Shëndetësore. “Virusi po përhapet në komunitete të ndryshme të disa vëndeve”, shtoi ai.
OBSH shprehet se nuk është e sigurt nëse një përhapje botërore është e pashmangshme. Sipas tyre, kjo përhapje nuk mund të kualifikohet si pandemi.
OBSH ka thënë të hënën përpara se Korea e Jugut të përditësonte shifrat e saj se gjer tani në botë ka 79331 raste të konfirmuara me COVID-19 dhe 2618 njerëz të cilët kanë ndërruar jetë nga ky virus.
“Ne jemi të inkurajuar nga rënia e numrit të rasteve të infektuarëve në Kinë” ka thënë Tedros Adhanom Ghebreyesus drejtori i OBSH-së. Mesazhi kryesor që duhet t’i japë gjithë vëndeve shpresë, kurajo dhe konfidencë është fakti se virusi mund të përmbahet.
“Një ekip prej ekspertësh internacionalë, të udhëhequr nga OBSH, që kishin qënë në Kinë javën e kaluar konkluduan se piku i rasteve me Koronavirus ishte nga data 23 janar në 2 shkurt dhe numri i rasteve ka rënë që prej asaj periudhe”, sipas doktor Tedros. Psh në Kinë janë raportuar 2590 raste të reja në 2 shkurt dhe 415 raste të reja në 24 shkurt sipas raportit të OBSH-së.
Ekipi i OBSH-së pohon se masat e marra në Kinë kanë parandaluar mundësinë e një përhapjeje më masive në vëndet e tjera të botës. “Për momentin ne nuk jemi duke dëshmuar përhapjen e pakontrrolluar të përhapjes së virusit dhe nuk po dëshmojmë në shkallë masive raste vdekjesh apo apo infektimi të rëndë”, thotë Tedros.
Por sipas Dr. Tedros koronavirusi i ri absolutisht që e ka fuqinë të kthehet në pandemi. Ai ka thënë se numri në rritje i rasteve në Itali, Iran dhe Kore të Jugut është tepër shqetësues dhe po i’u bën thirrje vendeve të tjera që të marrin masa e të përgatiten për një shpërthim të mundshëm.
Por shumë vënde nuk janë gati t’i identifikojnë saktë simptomat që lehtësisht mund të ngatërrohen për grip, sipas ekspertëve të OBSH-së dhe sëmundjeve infektive. Testimet për virusin nuk janë të përhapura masivisht edhe në vënde me sistem shëndetësor të avancuar si SHBA-ja. Spitalet nuk janë gati t’a përballojnë një influks të pacientëve në gjëndje kritike veçanërisht në mes të sezonit.
“Ne besojmë se të gjitha vëndet janë vulnerable”, sipas Dr. Ryan “Të gjitha kombet kanë njerëz të moshuar që janë në rrezik nga sëmundjet e rënda”, shton ai.
Gjithashtu shumë spitale janë të mbushura duke përfshirë këtu dhe ato që janë në vënde të zhvilluara. “Ti nuk sheh shume shtretër ekstra në spitalet e Europës,” shton Dr. Ryan.
Autoritetet Italiane të hënën mbyllën shkollat, universitetet dhe muzeumet, si dhe ndaluan mbledhjet e njërëzve qofshin ato për evente publike apo private, duke përfshirë këtu ndeshje futbolli dhe evente kulturore. Në Milano shtëpia e operës “La Scala” u mbyll, Venecia anuloi karnavelet ndërsa më herët dhe drejtuesit shpirtërorë të kishës katolike njoftuan pezullimin e “Masses”.
Shumë prej njerëzve të konfirmaur të infektuar në Itali janë në zona të pasura të Lombardisë e kryesisht të përqëndruara në jug të Milanos. Në 11 qytetet me përhapjen më masive, 10 prej te cilave i kap Lomabardia, rezidentëve i’u ndalohet largimi nga zonat e tyre.
Virusi gjithashtu është përhapur e në zona më veriore gjë që i ka shtyrë autoritetet t’i ndalojnë lëvizjet e qytetarëve. Rajonet e ndikuara nga kufizimet kanë një popullsi prej 27 milionë banorësh.
Brenda zonave të karantinës, rrugët janë shkretuar dhe shumcia e njerëzve kanë qëndruar në shtëpitë e tyre, sipas rezidentëve.
“Teksa shihja nga dritarja ime nuk vija re një individ apo makinë që të kalonte”, shprehet Klaudia Ferrari 79 vjeçarja që jeton në Codogno në një prej qyteteve të kuarantinuara.
Përhapja, problemet dhe pengesat në ekonomi të shkaktuara në veri të Italisë, pjesë e zonës më industriale e Europës, po testojnë forcën e bllokunt europian nga impakti negativ i koronavirusit.
Autoritetet Europiane kanë thënë të hënën se do të japin 230 milionë euro në mbështetje financiare në përpjekjet e vëndit për të përmbajtur virusin.
Në SHBA qëndra për kontrrollin e sëmundjeve dhe ndalimin e tyre ka thënë se risku imediat i publikut amerikan nga virusi qëndron i ulët.
SHBA ka futur në karantinë amerikanët që kthehen në shtëpi nga zonat e përhapjes dhe ka ndaluar të huajt që kanë vizituar më parë Kinën të hyjnë në vënd.
Presidenti Trump tha të hënën në Twitter se virusi ishte nën kontrroll në SHBA. Ai shtoi se CDC (center for disease control) dhe OBSH janë duke punuar fort dhe me zgjuarsi.
“Ne jemi në kontakt me këdo dhe me gjithë vëndet relevante”, shkroi Trump në Twitter gjatë udhëtimit të tij në Indi.(WSJ, gazeta SI)