Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Francë është rritur në 674, ndërsa u raportuan 112 persona të vdekur gjatë 24 orëve të fundit.
Drejtori i përgjithshëm i shërbimit shëndetësor të Francës Jerome Salomon pohoi në një konferencë shtypi të dielën se janë 16 018 persona me Covid-19 në Francë, por shifra reale e të infektuarve besohet se është më e madhe.
Në spitale po trajtohen 7 240 persona nga të cilët 1 746 janë nën terapi intensive, rreth 35 per qind e tyre janë moshë nën 65 vjeç.
Franca ka ndërrmarë masa për karantinimin e qytetarëve që prej ditës së martë, duke lejuar vetëm lëvizje të domosdoshme.