Ballina Shëndeti Koronavirusi 15 lajme të mira: Pse bota do t’ja hedhë shumë shpejt koronavirusit

15 lajme të mira: Pse bota do t’ja hedhë shumë shpejt koronavirusit

Lufta ndaj koronavirusit po vazhdon në të gjithë botën dhe niveli i vdekshmërisë në shumë vende ka kapur shifra alarmante, ndërkohë bota nga ana tjetër po përpiqet të ngdalësojë përhapjen e virusit .

Duhet të rikujtojmë që edhe numri i personave të shëruar deri më tani është: 82,866
Më poshtë janë disa lajme të mira se në botë ka shpresë për mposhtjen e koronavirusit:

1.Kina ka mbyllur spitalin e saj të fundit, nuk ka pasur mjaftueshëm raste të reja

2.Mjekët në Indi kanë qenë të suksesshëm në trajtimin e koronavirusit. Kombinimi i barnave si: Lopinavir, Retonovir, Oseltamivir së bashku me Chlorphenamine ka ndihmuar në luftën ndaj virusit. Ata do të sugjerojnë të njëjtin ilaç, globalisht.

3. Studiuesit e Qendrës Mjekësore Erasmus pretendojnë se kanë gjetur një antitrup që lufton koronavirusin

4.Një gjyshe 103-vjeçare kineze u shërua nnga COVID-19 pas u trajtua për 6 ditë në Wuhan, Kinë.

5.Apple rihap 42 dyqane në Kinë

6.Klinika Cleveland shpiku një test ndaj COVID-19 që nxjerr rezultatet brenda disa orësh, jo ditësh.

7. Lajm i mirë vjen edhe nga Koreja e Jugut, bie numri i rasteve të prekura me COVID-19

8. Ekspertët thonë se Italia ka pasur shumë viktima pasi ka popullsinë më të vjetër në Evropë.

9.Shkencëtarët në Izrael shumë shpejt do të kenë gati një vaksinë kundër koronavirusit.

10. Tre pacientë me koronavirusi nga Maryland janë rikuperuar plotësisht; do i rikthehen së shpejti jetës së përditshme.

11.Një grup shkencëtarësh kanadezë po ecim me hapa gjigande në studimin e Covid-19.

12.Një kompani bioteknike San Diego është duke zhvilluar një vaksinë Covid-19 në bashkëpunim me Universitetin Duke dhe Universitetin Kombëtar të Singaporit.

13. Rasti i parë pozitiv me COVID-19 në Qarkun Tulsa është rikuperuar, ka rezultuar 2 herë negative ndaj testit.

14.Të 7 pacientët që ishin duke u trajtuar në spitalin Safdarjung në New Delhi, janë rikuperuar.

15. Plazma nga pacientët e rikuperuar nga Covid -19 mund të ndihmojë në trajtimin e personave të tjerë të infektuar meCovid-19.

Pra, nuk janë të gjitha lajme të këqija. Le të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të fokusohemi më tepër në përsonat që rrezikojnë më shumë të preken./abcnews.al