Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 24 raste të reja me koronavirus. Sipas qyteteve, në Shkup janë paraqitur 15 raste, në Kumanovë 4, Dibër 2, Ohër 1, Shtip 1, dhe Tetovë 1. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë deri në ora 12:00 shkon në 201.
Sipas vendbanimeve, raste me Covid -19 deri më tani në vendin tonë janë regjistruar në: Shkup 123 Dibër 43, dy prej tyre kanë nderuar jetë Kumanovë 15, njëri ka ndërruar jetë Shtip 8 Veles 3 Ohër 3 Kavadar 2 Prilep 2 Gostivar 1 Tetovë 1.
Nga Klinika Infektive tashmë janë liruar dy pacientë të cilët në dy testet kontrolluese për Covid – 19 kanë rezultuar negativ. Pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë lëshuar për kurim shtëpiak. Me këtë numri i personave të shëruar nga ky virus në vend arrin në 3 pacientë. Ndërkohë që po aq (3) kanë ndërruar jetë./Alsat