Mbretëria e Bashkuar ka edhe dy javë për të parandaluar shpërthimin e koronavirusit që të arrijë në thellësi të krizës që shihet aktualisht në Itali, paralajmëroi Kryeministri Boris Johnson.
“Numrat janë shumë të frikshëm dhe ato po përshpejtohen. Ne jemi vetëm disa javë – dy ose tre – prapa Italisë,” tha Johnson të Shtunën.
Italia të Shtunën regjistroi pothuajse 800 vdekje nga koronavirusi në vetëm një ditë dhe ka kapërcyer Kinën si kombi më I goditur në botë.
Videot e vështira nga spitalet e vendit tregojnë shkallën e krizës që së shpejti mund t’i afrohet Britanisë.
“Numri i të vdekurve italianë tashmë është në mijëra dhe po rritet,” tha Johnson.
“Në qoftë se nuk veprojmë së bashku, përveç nëse bëjmë përpjekjen kombëtare heroike dhe kolektive për të ngadalësuar përhapjen – atëherë ka shumë të ngjarë që vetë sistemi ynë shëndetësor të tejkalohet në mënyrë të ngjashme.”
Komentet e Johnson janë mbështetur nga numrat.
Mbretëria e Bashkuar deri më tani ka regjistruar gjithsej 5,018 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 233 vdekje. Numri i përgjithshëm i rasteve të pakonfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar është shumë më i madh dhe ekspertët parashikojnë që shpërthimi i koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar tani është shumë pranë pas asaj që shihet në pjesët e tjera të Evropës.
“Trajektorja në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani është përafërsisht e krahasueshme me atë në Italinë veriore, por me epideminë [atje] dy deri në tre javë përpara situatës [këtu],” profesor Francois Balloux, nga University College London London Genetics Institute, tha javën e kaluar.
Sistemi i kujdesit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar tashmë po tendoset në një numër të madh rastesh, me disa spitale në Londër në veçanti, tashmë duke u mbingarkuar.