Ballina Bota Boris Johnson bën deklaratën tronditëse: Shumë familje kanë për të humbur të...

Boris Johnson bën deklaratën tronditëse: Shumë familje kanë për të humbur të dashurit e tyre para kohe

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson njihet për deklaratat dhe veprimet e tij të bujshme dhe që përbëjnë lajm në mediat botërore, por që edhe në rastin e një pandemie si koronavirusi nuk do të bënte përjashtim, këtë nuk e besonim.

Johnson e ka quajtur koronavirusin si krizën më të keqe shëndetësore në një gjeneratë dhe ka parashikuar se mbi 10 mijë britanikë deri më tani janë infektuar.

Ai e bën të qartë se të tjera vdekje do të ketë, por prapëseprapë nuk ka ndërmend që të mbyllë shkollat si edhe të ndalojë grumbullimet në publik. Në një konferencë për shtyp ai tha se ishulli ka lënë fazën e “bllokimit” të koronavirusit e futet në atë të shtyrjes së përhapjes së tij.

Johnson u shpreh se çdokush që shfaq shenja të koronavirusit duhet që të vetëizolohet, por jo të kontaktojë mjekun familjar, vetëm nëse gjendja përkeqësohet së tepërmi.

“Kjo është më e rrezikshme dhe ka për t’u përhapur edhe më shumë. Unë duhet të tregohem i sinqertë me ju dhe publikun britanik. Më shumë familje kanë për të humbur të dashurit e tyre para kohe”, tha ai për mediat.