Ballina Aktualitet Opinione Dialog me Koronën

Dialog me Koronën

Nga Moza Boçari

— Hallo, jam Covid-XIX.

— Hallo jam njeriu i shekullit XXI

— Ke frikë nga unë?

— Jo, sepse te njoh. Ti je pjese e jetës. Ti erdhe i pari në këtë tokë.

– Faleminderit që më njeh dhe nuk ke frikë nga unë. Jam i kudo ndodhur. Kam ardhur miliona vjet më parë në këtë planet. Jam mbartës i informacionit gjenetik, i aftë për të ndryshuar dhe për t‘u shumuar.

– Ky është misioni im. Jetoj kudo, në bimë, në kafshë, në njerëz, kudo ku ka informacion genetik. Misioni im është të mbijetoj që të krijoj forma të reja të jetës. Jam shumë i vogël, mund të shihem vetëm me mikroskop elektronik. Ka kaq shume viruse në botë, aq sa ka dhe yje në qiell, apo kokrriza rërë. Numërohen 10³³ viruse në këtë planet. Por njerëzit po më kërcënojnë hapësirën time. Ju keni prishur ekosistemin e planetit, po zhdukni pyjet, kafshët. Po me merrni çdo hapësirë të jetës dhe po e betonizoni.

Unë duhet të mbijetoj, sepse pa mua nuk ka jetë. Ju vrisni 70 miliard kafshë në vit, po zhdukni pyjet, sipërfaqet e blerta, po ndryshoni genetikën e bimëve që janë shtëpia ime, kështu unë kërkoj strehim në trupin tuaj, bashkohem me materialin tuaj gjenetik, herë duke krijuar të mira dhe herë sëmundje.

Ju me trajtoni si një armik, por unë jam një mik i jetës. Trupi yt më njeh mirë, 50 për qind e materialit tuaj genetik përbëhet nga gene të viruseve që kanë interferuar gjatë miliona viteve në genet tuaja, duke ju bërë këta që jeni sot.

Ne nuk jemi armiqtë tuaj. Ne ndihmojmë organizmin, në ndërtimin e sistemit imun, ne vrasim bakteriet në kafshë, në peshq, ndihmojmë kolonitë e algave në dete, luftojmë qeliza kancerogjene. Shkenca juaj sot punon në shërimin e disa sëmundjeve me anë të terapisë me viruse.

HIV njihet prej 7 milion vitesh.100 vjet me parë kaloi nga majmuni tek njeriu duke e infektuar atë, sepse njeriu konsumoi mishin e tij. Jo çdo gjë që ka kjo botë është bërë për njeriun. Nëse ne vimë si armiq trupi i njeriut ka aftësi të na luftojë dhe pastaj gjejmë paqe midis nesh. Ndryshon virusi dhe njeriu.

– Por, ju krijoni edhe shumë sëmundje.

– Po është e vërtetë. Por po të mendosh numrin e pafund të viruseve, 10³³, sëmundjet që ne shkaktojmë janë shumë pak në raport me numrin tonë. Ne ndodhemi sëbashku me faktorë të tjerë tek të sëmurët vetëm në 20 për qind të rasteve. Unë Covid-19 kam si vendndodhje p.sh mushkritë, por nuk kam fuqi të marrë jetën e një njeriu që jeton në mënyrë të shendetshme.

Por nëse ti jeton mes smogut, duhanit, ku sistemi yt imunitar është i dobët, ai që përballet me mua në fazën e parë, mund të humbasë luftën. Të tjerë shokë të mi vendosen në mëlçi dhe shkaktojnë hepatite, por jo të gjithë vdesin nga hepatitet. Ne kemi rol pozitiv për genet e njeriut duke i lëvruar ato si krimbi tokën, duke u bërë kështu motor të evolucionit.

– Do të thotë se ju edhe mund të na ndryshoni ose zhdukni tërësisht?

Nëse mbijetesa jonë rrezikohet nga prishja e ekosistemit, p.sh. nga mbipopullimi i njerëzve, është misioni ynë të rivendosim ekuilibrin.

– Ndjeheni të kercenuar tani që po na kërcënoni ?

– Në fakt jam vetëm një grip sezonal, si të gjithë të tjerët, por aftësia ime virulente është fuqizuar në vende të mbipopulluara, me smog, higjenë të dobët ambientale si në Ëuhan, Lombardi, New York.

Kur jeta më bëhet e vështirë, ndryshoj dhe bëhem agresiv. Në vendet me smog elektrik me shtohet energjia vepruese Masat që po merren janë kundra jush. Ato mund të më shtypin përkohësisht, por unë kam aftësi të ndryshoj dhe do te shfaqem përsëri në një variant tjetër, Korona ka qënë gjithmonë midis jush- unë përhapem me anë të spërklave. Ka 6 viroza në këtë periudhë, influenca a, b, rinoviret. E kam të lehtë të infektoj njerëzit që jetojnë në kushte të keqia higjenike, si ajri, ushqimi, jetojnë kaq ngushtë me njeri-tjetrin.

– Si mund të mbrohemi prej teje?

– Mjafton një shall që mbulon hund e buzë, që ta ndërroni të paktën çdo dy ditë, dhe jeni të mbrojtur nga spërklat qe na mbartin.

Ka shumë panik në këtë situatë. Influenca është si unë. Bile unë veproj ngadalë, dhe ka mundësi gjithmonë të shkosh tek doktori. Në shumicën e rasteve njerëzit nuk e vënë re që me kanë brenda tyre, ose kanë shqetësime shumë të vogla.

Numëroni të gjitha vdekjet që ndodhin dhe i vini emrin tim.

Llogarisni të vdekurit mbi bazën e rasteve të njohura klinikisht dhe lini menjanë 50 për qind të atyre të padiagnostikuara. Kështu del një vdekshmëri e gabuar.

Ebola e kishte 50 përqind. Vdekshmëria në mosha të reja ka të bëjë me riskun që ata kanë.

Bllokimi i njerëzve në karantine është i panevojshëm dhe në kundërshtim me rregullat e virologjisë. Ata kanë nevojë për hapësira, rreze dielli. Rrezet UV janë për mua vdekjeprurëse.

Keni bllokuar fëmijët nëpër shtëpia, njerëzit kanë hyrë në depresion, ka vetvrasje dhe e gjitha kjo për një grip me ndoshta me 1 për qind mortalitet. Ky është kaos.

Në Gjermani dhe Itali vdesin në vit 40.000 njerëz nga infeksionet e spitaleve si MRSA dhe të tjera, por askush nuk e bën lajm. Gjendja mund të sqarohej shumë shpejt, nëse miliardat që qeveritë paguajnë për shkak të bllokimin e prodhimit do të jepeshin për të bërë testin e shpejtë të popullsisë, te izoloheshin njerëzit e prekur dhe jeta do të vazhdonte normalisht.

— Thuhet se ti po na vret?

— Nuk jam unë qe po ju vras. Është Zhvillimi industrial që ka bërë jeta juaj në këtë 100 vjecar ju ka bere te largoheni nga natyra, qe ju mban dhe ushqen. Ju po shkatërroni jetën në këtë tokë të mrekullueshme, vetëm nga pangopësia. Ju kujdeseni për automjete, shtëpi, veshje por keni lënë pas dore shëndetin tuaj. Akoma nuk njihni trupin që ju mban në këtë jetë. Keni shitur shpirtin, këtë dhuratë hyjnore, tek paraja dhe kërkoni të jua merrni të tjerëve.

Doni të jeni të përjetshëm, të madhërishëm, të jeni të parët, të adhuroheni, të zotëroni gjithshka me çdo kusht. Dhe pasi i fitoni të gjitha humbisni vetvehten. Ashtu si çdo e keqe ka një të mirë, shpresoj që ky izolim nga jeta publike, tu japë mundësi të jetoni me vehten tuaj. Mendoni, ndjeni ç‘ka keni humbur deri më sot. Kush je, përse je në këtë tokë, çfarë do nga jeta që e ke në duart e tua.

Akoma sot shkoni në luftë dhe vrisni llojin tuaj, punoni në fabrika që prodhojnë armë për të zhdukur njëri-tjetrin. Quani vehten të civilizuar në fermat e qyteteve, ku kultivohet robotin njeri. Keni harruar të kërceni, të këndoni, të dashuroni pa interes. Po shkatërroni këtë natyrë të bukur, për më shumë, më shumë, më shumë, rroba, makina, shtëpi. Hani ushqime të vdekura industriale me konservues dhe helme që semurin trupin tuaj.

Njeriu nuk është trupi që po e klononi me silikon e gjëlpëra, me rregulla dhe moral të gënjeshtërt. Njeriu është trupi ku jeton një dashuri e madhe për gjithshka në këtë botë, dashuri për natyrën, kafshët, për llojin e vet. Ju jeni qenie të gjalla me vetëdije, të aftë të kontrolloni instiktet, mendimet, veprimet, dëshirat tuaja, në emër të dashurisë për jetën.

Fatkeqësisht jeni kthyer në kafshën më të keqe grabitqare të planetit që vret llojin dhe habitatin e saj, jo nga nevoja për të mbijetuar, por nga të qenit të pangopur.

— Na ke ndërtuar gabim?

— Mendoj se ju kanë edukuar gabim, egoistë dhe dritëshkurtër, të verbuar nga shkëlqimi fals. Përgjakeni për tu zbukuruar me diamantë sepse nuk e dini që vet jeni diamanti më me vlerë. Dembelizmi ju ka ndryshkur. Një 20 vjeçar sot bën ç‘ka bënte dje një 60 vjeçar. Vuani më shumë se kurrë nga sëmundjet e mirëqënies, mjekoheni me helme kimikatesh, sepse nuk njihni bimët që ju rrethojnë dhe ju sherojnë.

— Pra, ti mendon që jemi në rruge të gabuar?

— Jeni në rrugën e shkatërrimit të planetit, pa shkak. Ju dhashë këtë mundësi të reflektoni. Mundohuni të këpusni prangat e moralit falls, më i miri, më i bukuri, më i kamuri. Pasuria që ju keni në jetë nuk është materiale, por dashuria shpirtërore për atë ç‘ka ti je vete, për realizimin e vetvehtes.

Mundohu të njohësh lulet, pemët, kafshët që të rrethojnë dhe tu japësh mundësi atyre, dhe mua që jam pjesë e jetës ashtu si vehtes tende, për të jetuar. Mos harro, mënyra se si ti jeton percakton fatin tënd. Çdo vepër e jotja është një bumerang që kthehet mbrapsh. Universi ka një kujtesë, çfarë mbjell do të korrësh, ndoshta jo gjithnjë ti , por brezat që ti lë pas.

Çliroje vehten nga prangat e frikës, skllavërisë ku e ke futur vehten. Nëse thonë se unë po vras njerëz, më beso se je ti që po vret vehten me injorancën tënde mbi jetën, pangopësinë, deliret.

Unë nuk jam armiku yt.

Ti dhe vetem ti je armiku i vetvehtes, Nuk është vonë, por ndoshta nesër do të jetë vonë, sepse ti je bërë viktimë e pangopësisë, injorancës, antivlerës. Reflekto, ndrysho, jeto vet dhe lëru vend edhe të tjerëve të jetojnë.