Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, përmes një statusi në fejsbuk ka bërë të ditur se kemi edhe 7 të prekur të tjerë me koronavirus në vend. Sipas ministrit Filipçe nga 38 të testuar për koronavirus, kanë dalë pozitivë 7 persona, 3 nga Dibra dhe 4 nga Shkupi. Të gjithë ndodhen në gjendje stabile, përveç dy rasteve me pneumoni të moderuar.
“Deri më tani janë regjistruar gjithsej 11 raste të reja me koronavirusi. Numri i personave të infektuar me virus në vend deri në orën 21:00 është 42. Gjendja e të gjithë pacientëve është e qëndrueshme. Dy nga pacientët kanë pneumoni të moderuar” – shkruan Filpçe.
Aktualisht janë duke u testuar edhe 22 persona të tjerë, rezultate pritet të dalin gjatë ditës së nesërme.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Privacy Policy
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email