Ka gjithsej 240 mijë të infektuar dhe mbi 10 mijë të vdekur ngakoronavirusi, një pandemi që po i detyron njerëzit të ndryshojnë rutinën epërdithshme në çdo aspekt.
Korrespondentja e Zërit të Amerikës Mariama Diallo flet në materialin nëvazhdim mbi distancimin social, një nga temat e një diskutimi të hapur meekspertë të organizuar nga Zëri i Amerikës:
Për të respektuar distancimin social, të gjithë pjesëmarrësit në diskutim ulidhën përmes internetit nga pika të ndryshme.
Në një kohë kur po bëhet më reale mundësia e një recesioni global dhepopullata kudo në botë është këshilluar të vetë-izolohet, ekspertëtkëmbëngulin se është koha që të gjithë të ndjekim një rutinë të re ditore:
Jason Farley është ekspert i sëmundjeve infektive:
“Është e nevojshme që publiku ta ketë të qartë se edhe për ata që janë nën60 vjeç dhe përballen me rrezik më të vogël, dhe sa më të rinj, aq më i vogëlrreziku, persona me probleme ekzistuese, pacientë me sistem imunitar tëreduktuar, janë në rrezik nga komplikimet që sjell ky infeksion”.
Dr. Kamiar Alaei me Institutin e Shëndetit Ndërkombëtar thotë se në njëkohë kur publiku nganjëherë merr mesazhe çorientuese lidhur me rrezikunnga kjo sëmundje, i takon qeverisë të rifitojë besimin e popullatës:
“Nëse nuk kemi angazhimin e publikut, sidomos në nivel komuniteti, nuk dotë arrijmë ta vëmë nën kontroll sëmundjen. Si mund të rifitojmë besimin epublikut? Mendoj se e vetmja mënyrë është të informojmë më shumënjerëzit, të tregohemi transparentë me rezultatet dhe të tregojmë se jo vetëmnjë pjesë e popullatës, por të gjithë mund të jenë të rrezikuar”.
Ekspertët mjekësorë thonë se simptomat mund të shfaqen 2-14 ditë pasipersoni është infektuar. Kjo e ndërlikon situatën. Dr. Ingrid Katz e Institutitpër Shëndetin Global pranë Universitetit Harvard thotë se një ndër sfidatkryesore të çdo vendi është që ta bëjnë izolimin social praktikë kyçe:
Skype Ingrid Katz – Instituti i Shëndetit Global, Universiteti i Harvardit
“SARS dhe Ebola apo epidemi të tjera masive që janë diskutuar në këtëkontekst ndryshojnë nga koronavirusi pasi shfaqin simptoma të dukshme qënë fillim, ndërsa COVID-19 ka një periudhë disa ditëshe kur personi ështëngjitës por nuk shfaq simptoma, ose ka simptoma fare të lehta”.
Ky fakt, thotë ekspertja, është thelbi që duhet të udhëzojë të gjitha politikate kontrollit të sëmundjes.