“Jemi duke ndjekur një situatë në zhvillim. Është e nevojshme të adaptohemi shpejt në ngjarje”, tha Maria Capobianchi, e cila ka administruar laboratorin e virologjisë në spitalin Spallanzani në Romë që nga viti 2000, instituti italian, ku Sars-Cov2 ishte izoluar nga pacienti i parë i diagnostikuar në Itali.
Ajo ka treguar ndër të tjera edhe masat që duhet të marrim për t’u mbrojtur.
“Ne jemi ende duke mësuar rreth këtij virusi, por parimet themelore janë ato që ne i dimë tashmë. Si shumica e viruseve që ndikojnë në sistemin e frymëmarrjes, koronavirus hyn në trup përmes traktit të frymëmarrjes, veçanërisht hundës dhe gojës.
Mund të arrij nga pikat që njerëzit afër nesh lëshojnë kur kolliten, teshtijnë ose flasin, ose na infektohemi duke prekur objektet ose njerëzit që janë të kontaminuar.
Për këtë arsye është thelbësore të qëndroni larg nga të tjerët, dhe të lani shpesh duart me sapun, ose me dezinfektues të tjerë “, tha ajo.