Vetëm në spitalet e Madridit Koronavirusi vrau 108 viktima brenda 24 orëve, më shumë se një në çdo 15 minuta, por nëse shtoni viktimat e infektuara në shtëpi dhe në shtëpitë për të moshuarit, ku epidemia duket e pandalshme, fuqia e virusit është dhe më e madhe .
Në kujdesin intensiv të rajonit janë 590 njerëz midis jetës dhe vdekjes. “Materialet nga jashtë janë bllokuar në doganë” u shpeh presidenti i komunitetit të Madridit,
Isabel Díaz Ayuso, i cili gjithashtu rezultoi pozitiv me Koronavirus. “Meqenëse gjendja e jashtëzakonshme u dekretua, gjithçka ka lëvizur me ngadalë” protestoi ai. Ndërkaq Spanja është vendi më i prekur në Europë pas Italisë. Me 17.300 raste të konstatuara tashmë dhe 800 të vdekur.