Numri i vdekjeve të koronavirusit në Francë është rritur me 112 vetë në 24 orë, duke e çuar në 562 viktimash, ka konfirmuar ministria e Shëndetësisë franceze.
Deri sot ne France numri i personave te infektuar llogaritet 14,459, por numri mund te shkoje edhe 90 mijë persona.
Gjithashtu 52 persona janë në kujdes intensiv, gjysma e të cilëve janë nën 60 vjeç.
Numri i vërtetë i njerëzve që mendohet se kanë virusin Covid-19 në Francë vlerësohet në 30,000 deri në 90,000 njerëz.
“Ne po evoluojmë me shpejtësi drejt një epidemie të përgjithësuar në territorin tonë“, nënvizoi ministria e shendetësisë franceze në një raport të situates më të fundit në vend, duke bërë thirrje për të “respektuar rreptësisht udhëzimet e autoriteteve përmasat r mara“. / Javanews