Në Bosnje-Hercegovinë është regjistruar rasti i parë me koronavirus.
Sipas portalit Klix.ba, rasti është konfirmuar nga Ministria vendase e Shëndetësisë.
Ende nuk ka detaje mbi personin e prekur.
Në rajon, virusi u përhap në Kroaci, Hungari, Slloveni, Serbi etj.
Në Europë, numri më i madh i rasteve paraqitet në Itali, sidomos në rajonet e Venetos dhe Lombardisë.
Virusi që nisi fillimisht në qytetin kinez Vuhan është përhapur në të gjitha kontinentet.