Edhe përkundër apeleve që të mos mbahen tubime, LSDM dje mbajti Kongres në një sallë të mbushur përplot me njerëz dhe i promovoi listat e kandidatëve dhe bartësit e listave, ndërsa për shkak të kërcënimit nga korona virus, kohë pas kohe shpërndanin edhe mjete dezinfektuese.
Një ditë pas Kongresit, nga LSDM kumtuan se për ditët në vijim i anulojnë të gjithë ngjarjet dhe tubimet për shkak të parandalimit të shpërndarjes së korona virusit. Edhe VMRO-DPMNE nuk do të heq dorë nga prezantimi i kandidatëve për zgjedhje, që është caktuar për nesër në Filarmoninë e Maqedonisë, ku gjithashtu pritet të ketë shumë njerëz. As BDI nuk mendon për të mbajt tubime për shkak të rrezikut për nga shpërndarja e virusit dhe ata nesër pasdite në hapësirat e komunës së Çairit do të promovojnë kandidatët e tyre.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pas mbarimit të Kongresit, mbrëmë vonë i kumtoi tandemët mashkull-femër bartës të listave të kandidatëve në të gjashtë njësitë zgjedhore. Në zgjedhje do të prezantohen me programin “Mundemi” dhe sloganin “Mundemi më shumë, mundemi më mirë”. Në njësinë e parë zgjedhore do të jenë Nikolla Dimitrov dhe Milla Carovska, në të 2-tën – Oliver Spasovski dhe Sanja Llukarevska, në të 3-tën – Lupço Nikollovski dhe Jagoda Shahpaska, në të 4-tën Zoran Zaev dhe Sonja Mirakovska, në njësinë e 5-të Radmilla Sheqerinska dhe Jovan Mitreski dhe në njësinë e 6-të – Billall Kasami dhe Fanica Nikollovska.
“Kjo është oferta e LSDM-së dhe koalicionit për zgjedhje. Gjithë subjektet politike në këtë koalicion e njohën rëndësinë që shteti të vazhdojë në rrugën e duhur, konceptin një shoqëri për të gjithë të përforcohet edhe më shumë”, deklaroi Zoran Zaev.
Në konventën e nesërme VMRO-DPMNE-ja do të prezantojë kandidatët e saja. Siç paralajmëroi, kryetari i partisë, Hristijan Mickoski, do të jetë kandidat i drejtpërdrejtë për mandatar dhe nuk do të jetë kandidat për deputet.
“Do të mbahet mbledhje në organet më të larta partiake, pas çka do të dalim në opinion me gjithë 120 emrat që do të gjenden në listën e VMRO-DPMNE, por ajo që mund të them për momentin është se në mënyrë definitive nuk do të jenë kuadro të vjetër dhe të kompromentuar”, theksoi Igor Janushev.
Për BDI-në, tashmë janë të njohur emrat, thjesht mbetet të vendosin se kush do të jetë bartës në njësinë e katërt zgjedhore. Këtë do ta vendosë Këshilli qendror i partisë.
“Normal që kryetari Ahmeti do të jetë bartës në njësinë e 6-të zgjedhore, ndërsa në njësinë e pestë e kemi z. Talat Xhaferi. Në njësinë e dytë zgjedhore është Arbër Ademi ndërsa në të parën, Izet Mexhiti. Ndërsa njësinë e tretë zgjedhore do ta udhëheq ish-ministri për ekonomi, Bekim Neziri”, tha Artan Grubi.
PDSH-ja e Menduh Thaçit ende nuk i ka publikuar emrat e kandidatëve, ndërsa RDK e Vesel Memedit nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje.