Ka shkuar në 137 numri i viktimave në Mbretërinë e Bashkuar. Brenda 24 orëve në Angli sipas autoriteteve shëndetësore kanë humbur jetën 29 persona.
Vdekjet e fundit ishin njerëz të moshës midis 47 dhe 96 vjeç dhe të gjithë kishin probleme të tjera shëndetësore e sëmundje kronike.
Deri më tani Skocia ka regjistruar gjashtë vdekje, Uellsi ka regjistruar dy, dhe të enjten në mëngjes Irlanda Veriore regjistroi të parën vdekje.
Më herët, Ministrja e Parë Skocez, Nicola Sturgeon tha se tre persona në Skoci kishin vdekur atje në 24 orët e fundit pasi testuan pozitive me koronavirus.