Koronavirusi ka ulur në gjunjë Evropën dhe pjesën tjetër të Botës. Nga kjo pandemi ndikohet direkt futbolli.
Probleme ka aktualisht në të gjitha vendet evropiane, ndërsa Bjellorusia është i vetmi shtet që ende nuk e ka ndalur kampionatin.
“Panoramasport.al” ju sjell një pasqyrë të përgjithshme se çfarë ndodh me futbollin në 77 vende, teksa në disa prej tyre vazhdohet të luhet në stadiume të mbyllura.
SHQIPËRIA
Federata Shqiptare e Futbollit vendosi më 12 mars të pezullojë të gjitha aktivitetet deri në një njoftim të dytë. Fillimisht u vendos të luhej me dyer të mbyllura, por më pas u morën masa drastike, duke qenë se në Shqipëri u përhap virusi Covid-19 dhe aktualisht 4 persona kanë ndërruar jetë dhe 90 të tillë po luftojnë me koronavirusin.
ALGJERIA
Është duke u luajtur me dyer të mbyllura.
ARABIA SAUDITE
Kampionati u pezullua pas përhapjes së virusit.
ARGJENTINA
Pasi pezulloi fillimisht të gjitha aktivitetet e futbollit për fëmijë dhe të rinj deri më 31 mars, më pas Federata e Argjentinës gjithashtu vendosi të ndalojë përfundimisht çdo kampionat. Ky vendim erdhi në përputhje me masat e urdhëruara nga Ministria e Shëndetësisë.
ARMENIA
Kampionati dhe Kupa janë pezulluar deri më 29 mars.
AUSTRALIA
Kampionati do të vazhdojë, por ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve.
AUSTRIA
Austria gjithashtu zbaton planin drastik pas përhapjes së Koronavirusit. Kampionati u pezullua të paktën deri më 3 prill si një masë kufizuese për të ndalur përhapjen e Covid-19.
AZERBAJXHANI
Kampionati është pezulluar zyrtarisht.
BAHREINI
Kampionati është pezulluar zyrtarisht.
BELGJIKA
Edhe Belgjika u detyrua të ndalet. Kampionati është i pezulluar deri më 3 prill.
BJELLORUSIA
I vetmi vend në Europë që vazhdon të luajë futboll normalisht. Në kampionatin bjellorus aktivizohen edhe lojtarët shqiptarë: Elis Bakaj (Dinamo Brest) dhe Azdren Llullaku (Shaktjor Soligors). Për momentin, disa raste janë të konfirmuar me Koronavirus, por kjo nuk e ka bindur Federatën që të ndalojë kampionatin. Rekomandimi i vetëm është që lojtarët të mos shtrëngojnë duart përpara ndeshjes.
BOLIVIA
Kampionati u pezullua deri më 31 mars.
BOSNJA
Futbolli në Bosnje gjithashtu iu dorëzua Koronavirusit. Fillimisht ishte vendosur që dy javët e ardhshme të luheshin me dyer të mbyllura, por më pas erdhi një vendim i ri, duke pezulluar çdo aktivitet futbollistik.
BRAZILI
Brazili gjithashtu merr në konsideratë emergjencën e Koronavirus dhe pasi luajti një javë me stadium të boshatisura, ka vendosur të pezullojë kampionatet. Federata ka njoftuar pezullimin e të gjitha garave kombëtare nën kontrollin e saj për të luftuar përhapjen e koronavirusit. Kampionati Karioka dhe Paulista u pezulluan pa afat.
BULLGARIA
Qeveria dekretoi bllokimin e të gjitha aktiviteteve deri më 13 prill.
KILI
Kampionati u pezullua pa afat.
KINA
Kampionati u ndal në pritje të vendimeve të reja nga autoritetet shtetërore. Skuadrat kanë rinisur stërvitjen.
KOREJA E JUGUT
Pesë ditë para fillimit të planifikuar të kampionatit, pezullimi u vendos derisa të zgjidhet problemi i Koronavirus.
QIPRO
Kampionati u pezullua deri më 31 mars.
KOLUMBIA
Kolumbia gjithashtu mbylli kampionatin për t’u marrë me emergjencën e Koronavirus. Divizioni i Madh i Futbollit profesionist kolumbian ka shtyrë raundin e fundit, që ishte planifikuar të zhvillohej me dyer të mbyllura këtë javë.
KONGO
Federata e Kongos ka njoftuar ndalimin e kampionateve deri në fund të këtij muaji, në pritje të zhvillimeve të mëtejshme.
KOSTA RIKA
Federata e Kosta Rikës njofton se ndeshja midis kombëtares së saj dhe Panamasë, e planifikuar për 1 prill është anuluar. Kampionatet në vend do të zhvillohen me dyer të mbyllura deri në një vendim të dytë.
KROACI
Të gjitha ndeshjet e ligave të futbollit kroat u pezulluan deri në fund të marsit.
DANIMARKA
Futbolli në Danimarkë gjithashtu iu dorëzuar Koronavirusit. Kampionati është pezulluar deri në fund të muajit, në pritje të një vendimi tjetër.
EKUADORI
Pas vendimit fillestar për të luajtur me dyer të mbyllura, Federata dekretoi pezullimin e kampionatit, pavarësisht se tashmë kishte luajtur dy ndeshje në javën e pestë.
ESTONIA
Koronavirusi ndaloi futbollin në Estoni. Qeveria ka dekretuar një gjendje të jashtëzakonshme dhe të gjitha aktivitetet sportive janë pezulluar deri më 1 maj.
FRANCA
Të gjitha kampionatet amatore, meshkuj dhe femra, të të gjitha kategorive të moshave, stërvitjet dhe aktivitetet e shkollave të futbollit u ndalën më 13 mars deri në njoftimin e radhës. Liga 1 do të rifillojë vetëm kur të mos ketë problem me virusin Covid-19.
FINLANDA
Fillimi i kampionatit u zhvendos në qershor, ndërsa ishte parashikuar për muajin prill.
EGJIPTI
Kampionat me dyer të mbyllura, por jo prej Koronavirusit. Për arsye të rendit publik, kampionati egjiptian është luajtur pa tifozë që nga viti 2012.
EMIRATET E BASHKUARA ARABE
Kampionati u pezullua pa afat.
GABONI
Federata Gabonese ka njoftuar ndalimin e kampionateve deri në fund të këtij muaji, në pritje të zhvillimit të emergjencës prej Koronavirusit.
GJEORGJIA
Kampionati u pezullua pa afat.
GJERMANIA
Kampionati u pezullua deri më 2 prill. Federata Gjermane e Futbollit ka vendosur të shtyjë Bundesligën dhe Ligat e tjera. Propozimi për të rifilluar është 2 prilli, por duke parë situatën prej emergjencës së koronavirusit. Qëllimi mbetet për të përfunduar sezonin deri në verë, sepse fundi i hershëm i sezonit mund të ketë pasoja për disa klube.
GJIBRALTARI
Kampionati u pezullua pa afat.
GREQI
Kampionati u pezullua pa afat.
INDONEZIA
Koronavirusi ndalon futbollin edhe në Indonezi. Vendimi është marrë për dy javët e ardhshme. Dita e fundit u luajt rregullisht, me përjashtim të një ndeshjeje me dyer të mbyllura.
ANGLIA
Kampionati u mbyll deri më 3 prill, pikërisht Premier League dhe tri ligat e tjera (Championship, League I, League II). Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta dhe lojtari i Çelsit, Callum Hudson-Odoi, dolën pozitiv me koronavirus. Benjamin Mendi i Mançester Sitit u karantinua për simptomat e koronavirusit, pasi një i afërm i tij ishte prekur.
ITALIA
Në Itali numri i personave që kanë ndërruar jetë prej virusit Covid-19 ka shkuar në 5476 vetë. Disa lojtarë të skuadrave të Serisë A rezultuan pozitiv, mes tyre edhe ylli i Juventusit, Dibala. Në këtë moment shteti italian po kalon një prej dramave më të mëdha si komb dhe nuk ka asnjë ide konkrete se kur mund të rinisë Seria A.
IRANI
Situatë kritike në Iran, me mijëra të vdekur. Kampionati u pezullua të paktën deri më 3 prill. Seancat stërvitore të klubeve janë gjithashtu të ndaluara.
IRAKU
Kampionati u pezullua pa afat.
IRLANDA
Federata irlandeze ka vendosur në përputhje me masat e Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe UEFA-s, duke pezulluar kampionatet të paktën deri më 29 mars.
ISLANDA
Kampionati u ndal për një muaj pas vendimit të federatës.
IZRAELI
Java e fundit në kampionat është shtyrë (luajnë Sabjen Lilaj dhe Jahmir Hyka në Izrael), ndërsa raundi tjetër do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Ekziston një mundësi që e gjithë pjesa e mbetur e sezonit të luhet pa spektatorë në stadiume.
KOSOVA
Kampionati u pezullua pa afat.
KUVAJTI
Kampionati u pezullua pa afat.
LUKSEMBURGU
Kampionati u pezullua pa afat.
MAQEDONIA E VERIUT
Kampionati u pezullua pa afat.
MALTA
Pas disa orësh, gjithçka ndryshoi në Maltë. Para se të vendosej të luhej me dyer të mbyllura, tani ka mbërritur pezullimi: kampionati i ishullit të vogël mesdhetar u ndal për të paktën 10 ditët e ardhshme.
MAROKU
Federata e Marokut ka njoftuar se kampionatet do të ndalen deri në fund të këtij muaji, në pritje të zhvillimeve.
MAURITANIA
Federata e Mauritanisë ka njoftuar ndalimin e kampionateve deri në fund të këtij muaji.
MEKSIKA
Autoritetet e futbollit meksikan kanë konfirmuar pezullimin e futbollit në kategorinë më të lartë dhe ligat e ulta.
MOLDOVIA
Federata e Moldavisë ka vendosur të anulojë të gjitha garat deri më 1 prill. Kampionati ishte planifikuar fillimisht për të rinisur më 14 mars, ndërsa tashmë është vendosur për më 4 prill.
NORVEGJIA
Sezoni është shtyrë. Fillimi i kampionatit, i planifikuar për 3 prill, do të ketë një tjetër datë, ende të papërcaktuar. Java e parë e majit është hipoteza më e mundshme. Ndërkohë, disa klube norvegjeze kanë anulluar fazën përgatitore në Spanjë.
HOLANDA
Kryeministri holandez ka urdhëruar ndërprerjen e aktiviteteve sportive.
PARAGUAI
Kampionati paraguajan gjithashtu u ndal dy javë më parë. Federata ka zgjedhur 26 marsin si datën e rinisjes.
PERU
Kampionati u pezullua pa afat. Situata do të vlerësohet, me federatën që është në pritje të komunikimeve të mëtejshme.
POLONIA
Kryeministri i Polonisë, Mateus Moravçki, ka njoftuar anulimin e të gjitha aktiviteteve sportive në Poloni.
PORTUGALI
Ndalimi i kampionateve në një kohë të pacaktuar, pas presionit të lojtarëve, që nuk ishin të gatshëm për të luajtur në një situatë kaq të rrezikshme.
KATARI
Kampionati u pezullua pa afat.
REPUBLIKA e ÇEKISË
Të gjitha ndeshjet janë shtyrë. Qeveria ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme.
RUMANIA
Pas vendimit për të luajtur pa tifozë, më pas u pezulluan të gjitha kampionatet, të paktën deri më 31 mars.
RUSIA
Të gjitha ngjarjet sportive u anuluan deri më 10 prill.
SAN MARINO
Situata delikate në shtetin e vogël detyroi federatën të ndalë kampionatin të paktën deri më 6 prill. Komiteti Olimpik mbylli qëndrat sportive. Vetëm atletët që mund të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio do të lejohen të stërviten.
SKOCIA
Kampionati u ndal të paktën deri më 30 prill.
SERBIA
Kampionati u pezullua pa afat.
SLLOVAKIA
Ndeshjet e kampionatit të planifikuara nga 13 deri më 22 mars janë shtyrë për një datë të pacaktuar.
SLLOVENIA
Të gjitha ligat në Slloveni janë pezulluar si masë për të mos rrezikuar përhapjen e COVID-19.
SPANJA
Vendi iberik është ndër më të prekurit nga virusi. Real Madrid është në karantinë, pas një basketbollist rezultoi pozitiv. Dy lojtaret femra të Real Sociedad janë gjithashtu pozitive. Kampionati u pezullua pa afat.
AMERIKA
MLS mbyll dyert për tifozët. Liga e futbollit amerikan njoftoi se sezoni do të pezullohet, duke pasur parasysh alarmin shëndetësor që është zgjeruar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
SUEDIA
Pas mbi 300 rasteve me Koronavirus, sërish situata është nën kontroll. Rreziku i mbylljes së kampionatit ekziston, por për momentin nuk ka komunikim zyrtar. Planifikimi i startit të sezonit ka qenë 4 prilli.
ZVICRA
Kampionati është ndalur pa afat, edhe pse fillimisht u vendos për të rifilluar më 23 mars.
TURQIA
Të gjitha aktivitetet sportive janë pezulluar, me një vendim që u mor vetëm pak ditë më parë.
UKRAINA
Ukraina gjithashtu bashkohet me listën e gjatë të vendeve që duhet t’i dorëzohen Koronavirus. Qeveria ukrainase ka urdhëruar një karantinë tre-javore në vend pas epidemisë. Komiteti Ekzekutiv ka vendosur pezullimin e të gjitha kampionateve.
HUNGARIA
Federata Hungareze e Futbollit ka njoftuar, pas vendimeve të marra nga qeveria, për të pezulluar kampionatet në kohë të pacaktuar.
URUGUAI
Të gjitha aktivitetet sportive në vend janë të pezulluara.
VENEZUELA
Kampionati u pezullua pa afat.