Një lajm i mirë vjen nga Italia. Ditën e sotme për herë të parë pas shpërthimit të koronavirusit në Itali, në zonën e Codogno nuk u shënua asnjë i prekur nga virusi i tmerrshëm.
“Jemi shumë të lumtur për këtë dhe është një rezultat shumë i mirë”- ka thënë kryetari i bashkisë së Codogno, në provincën e Lodit, Lombardi e cila është zona e parë e prekur nga koronavirusi.
Rasti i parë më koronavirus në Itali u shënua pikërisht në Codogno, më 22 shkurt, ku u infektua një 38-vjecar i cili për 2 javë nga qenë në reaminacion.
38-vjecari vetëm ditën e djeshme arriti të marr frymë vet pa nevojën e aparaturave. Ai ishte pacienti numër 1 dhe as sot nuk është gjetur ende pacienti zero nga ku shpërtheu dhe virusi.
Kujtojmë që në Itali numri i të prekurve ka arritur mbi 10 mijë, nga ku 8514 të sëmurë aktualisht, 631 të vdekur dhe 1004 të shëruar. Vetëm brenda 24 orëve në Itali humbën jetë 136 persona dhe u infektuan mbi 500 të tjerë.