Kim Kardashian, ka tmerruar së fundmi fansat e saj, pasi ka shpërndarë në llogarinë e saj masive, foton e një parashikimi të mistershëm koronavirusi të shkruar nga një autor në 1981.
39-vjeçarja e bërë e njohur në programet ‘reality TV’ shpërndau përmbajtjen e tekstit me 63.9 milionë ndjekës.
Paragrafi tregonte një pamje nga libri i magjistares së vetëshpallur Sylvia Brown me një paragraf të rrethuar me të kuqe ku detajohet sesi një epidemi do të shakaktojë shkatërrim në vitin 2020,mjaft e ngjashme me koronavirusin.
Paragrafi thotë: “Rreth vitit 2020 një sëmundje e rëndë e tipit të pneumonisë do të përhapet në të gjithë globin, duke sulmuar mushkëritë dhe tubat e bronkeve, duke i rezistuar të gjitha trajtimeve të njohura.”