Ballina Bota Ministri i Kulturës në Francë rezulton pozitiv me koronavirus

Ministri i Kulturës në Francë rezulton pozitiv me koronavirus

Ministri i Kulturës në Francë, Frank Riester është infektuar me koronavirus.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat franceze, të cilat i referohen burimeve pranë ministrit, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të mirë.

Në Francë janë konfirmuar 1209 të prekur me koronavirus dhe 19 persona kanë humbur jetën.

Komisioneri italian për koronavirusin, Angelo Borrelli njoftoi në një konference të përditshme se 463 persona kanë humbur jetën deri më sot, ndërsa numri i të prekurve ka shkuar në 7.985.