Ballina Bota Koronavirusi/ Gjermania konfirmon dy viktimat e para

Koronavirusi/ Gjermania konfirmon dy viktimat e para

Gjermania konfirmon dy viktimat e para nga koronavirusi. Autoritetet vendase bëjnë të ditur se ata po kurohesh prej ditësh në spital, por nuk mundën t’i rezistonin virusit.

Në total, numri i të prekurve në Gjermani ka shkuar në 1.164. Ndërkohë,18 persona janë përmirësuar dhe 9 të tjerë ndodhen në gjendje kritike.

Në Britaninë e Madhe, një grua që ishte rreth moshës 80 vjeç humbi jetën këtë të hënë, duke e dërguar numrin e viktimave në 4.

Edhe në Shqipëri u konfirmuan dy rastet e para të prekur me koronavirus. Babë e bir, 54 dhe 28 vjeç, pas shfaqjes së shenjave klinike kanë telefonuar në urgjencën kombëtare, ku pas marrjes së mostrave nga epidemiologët, testet rezultuan pozitive.

@tn.lajmelokale
@tetovanews