Ekipet kineze të ardhura në ndihmë të popullit italian të kane zhvilluar një konferencë për shtyp me presidentin e Lombardisë Attilio Fontana, ku theksuan se shumë gjëra nuk po funksiononin siç duhej në luften ndaj COVID-19, sipas gazetes italiane ”Corriere della Sera”.
”Ju me sa duket akoma nuk e keni kuptuar me çfare keni të bëni. Ne shohim që në Milano ka akoma qytetarë që lëvizin rrugëve, ështe e pakuptueshme se përse ka akoma metro që punojne. Nuk shikoj njerëz të mbajnë maska”, theksoi mjeku i ekipit kinez.
”Kënaqësi të takoj mediat. Këto probleme qe po përballojmë tani i hasëm në Huan gjatë epidemisë. Kemi nje panoramë të gjendjes aktuale. Duhet të mendojmë pozitivisht deri në kalimin e situatës e cila nuk është aspak e lehtë”, shtoi specialisti kinez.
”Motivi pozitiv është që problemi tashmë do të duhet të menaxhohet në mënyrë internacionale. Nqs do të arrijmë të zbatojme rreptësisht karantinen, do të mund të përballojmë infeksionet e atyre që kurrohen në shtëpi dhe ato të reja”, shtoi ai.
”Ne në Huan iu bindëm rregullave derisa arritëm të ulim numurin e infeksioneve. Pas nje misioni të parë në Padova tani kemi ardhur në Milano. Ka shumë njerëz pa masa mbrojtëse”, nënvizoi specialisti kinez.
”Ndaloni të gjitha aktivitetet dhe lëvizjet. Personat duhet të jenë koshientë. Duhet të rrini në shtëpi, ndryshe nuk ndalon kjo epidemi”, shtoi ai.
”Kush e ka jetuar është i vetëdijshëm për mënyrën se si përballohet kjo situate. Duhet t’i kërkojmë qeverisë të marrë masa më të ashpra”, theksoi presidenti i Lombardisë, Attilio Fontana.
”Do të flas me kryeministrin Conte për masat qe duhet të marrim për të dalë nga kjo tragjedi”, përfundoi Fontana duke bërë një urim special për gjithë personelin sanitar, dhe aktorët e tjerë të përfshirë në këtë betejë.