Në Iran, të paktën 180 njerëz kanë vdekur në dy javë nga efektet e helmimit nga alkooli, prodhimi dhe shitja e të cilit është rreptësisht e ndaluar.
Shefi i qendrës së mbrojtjes civile të provincës Fars, Muhamed Javad Muradiyan i tha ISNA-s se 427 persona janë shtruar në spital që nga 6 mars për helmim nga alkooli.
Ai tha se 65 njerëz vdiqën dhe 14 pacientë u rrezikuan dhe u trajtuan në njësitë e kujdesit intensiv.
“Fatkeqësisht, kjo situatë ka lindur për shkak të zërave që alkooli është efektiv në luftimin e koronavirusit,” tha Muradiyan, duke shtuar se më shumë se 50 ton pije alkoolike të falsifikuara ishin konfiskuar në Fars gjatë ditëve të kaluara.
Nga ana tjetër, në Iran, një person vdes çdo dhjetë minuta nga COVID-19, sipas Kiyanush Jahanpur, një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në vend.
“Në Iran, një person vdes çdo dhjetë minuta për shkak të koronavirusit. Rreth 50 njerëz janë të infektuar nga virusi çdo orë”, shkroi Jahanpur në rrjetin social, duke shtuar se qytetarët duhet ta marrin seriozisht këtë informacion.
Ai tha se 149 persona kanë vdekur në vend në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1,284, ndërsa të të infektuarve në 18.407.
Jahanpur tha se 5,979 njerëz u shëruan.
Koronavirusi në Iran u shfaq në Qom në 19 shkurt, dhe më pas u përhap në të gjithë vendin në një periudhë shumë të shkurtër kohore.