Për Italinë nuk ka paqe nga koronavirusi.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 3,957 raste të reja të njerëzve të infektuar nga koronavirusi.
Raportohen edhe 651 jetë të humbura.
Të dhënat i publikoi ministria italiane e Shëndetësisë, Drejtoria e Emergjencave Civile. Ajo tha se 24 orët e fundit u shëruan edhe 7024 të prekur nga koronavirusi.
Të dhënat tregojnë se ka shkuar në 59138 numri i përgjithshëm i personave të prekur. Ndërsa ka arritur në 5476 shifra totale e të vdekurve.
Ndërkohë në gjendje kritike për jetën janë 3000 njerëz.
Sakaq janë edhe 46638 pacientë të cilët ndodhen nën mbikëqyrje mjekësore.
Shifrat e djeshme ishin: 53578 njerëz të infektuar, 4825 të prekur, 6072 të shëruar, 2857 në gjendje kritike, 39824 nën mbikëqyrje mjekësore.