Kancelarja gjermane ka dhënë një parahsikim të zymtë të përphapjes së koronavirusit në Gjermani, duke pohaur se deri në 60%-70% e popullisë mund të preket nga virusi, pra afërsisht 50-58 milionë gjermanë.
Gazeta gjermane Bild raporton se Merkel e bëri këtë prognozë gjatë një mbledhje të mbyllur me grupin parlamentar të partisë së saj.
Gjermania ka deri tani rreth 1 460 të infektuar me koronavirus, nga të cilët dy persona kanë humbur jetën.
Gjermania i ka ndaluar të gjitha grumbullimet me mbi 10 persona, por Merkel ka paralajmëruar se masa të tjeëra drastike do të merren për të shmangur kontaktin, përfshi ndërprerjen e mudnshme të punimeve të Bundestagut.
Në një moment domethënë të publikuar gjerësisht në mediat europiane, Ministri i Brendshëm Horst Seehofer refuzoi të shtërngojë duart me Kancelaren Merkel gjatë një mbledhje qeverie të martën paradite.