Italia ka 48 mijë të infektuar dhe 4821 viktima, me një rritje rekord prej 793 vdekjesh në 24 orët e fundit. Ndërsa Kina ka 81250 persona të infektuar dhe 3253 persona të vdekur.
Në Itali, 8 përqind e pacientë të diagnostikuar me koronavirus kanë vdekur. Ndërsa në Kinë kanë vdekur 4 përqind e pacientëve dhe në Gjermani vetëm 0.3 përqind.
Profesor Walter Ricciardi, këshilltar i Ministrit italian të Shëndetësisë, ka shpjeguar për gazetën britanike The Telegraph arsyet e numrit të lartë të viktimave.
– Popullsia e plakur
Italia është vendi i dytë në botë me popullsinë më të plakur. Mosha mesatare e personave të shtruar në spital është 67 vjeç, ndërsa në Kinë është 46 vjeç. Pra, virusi është përhapur më shumë te moshat e mëdha.
— Mënyra se si doktorët i regjistrojnë vdekjet
Doktorët italianë shënojnë “vdekje nga koronavirusi”, pavarësisht se personi i infektuar me koronavirus mund të ketë vdekur nga shkaqe ose sëmundje të tjera.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në Itali, vetëm 12 përqind e certifikatave të vdekjeve tregojnë se personat kanë vdekur direkt për shkak të koronavirusit. Ndërsa 88 përqind e pacientëve kanë vdekur nga një, dy apo tre sëmundje të tjera nga të cilat vuanin.
— Numri i lartë i duhanpirësve dhe niveli i ndotjes së ajrit
Pjesa më e madhe e vdekjeve ka ndodhur në veri të Italisë, e cila është një zonë e njohur për cilësinë e dobët të ajrit.
— Mbingarkimi i sistemit të shëndetësisë
Mjekët italianë nuk janë marrë me një apo dy pacientë, por me 1200 pacientë njëherësh. Presioni u rrit edhe më shumë kur doktorët vetë po infektoheshin me koronavirus.
Publikuar në The Telegraph, përshtatur nga Exit News.