Vijon të rritet numri i të prekurve nga koronavirusi edhe në Greqi. Sot janë konfirmuar 21 raste të reja, duke e çuar numrin total të personave të infektuar në 66. Prej tyre, 13 janë në prefekturat e Akaisë dhe Ilisë, 7 në Atika dhe 1 në Eube.
Deri më tani nuk ka asnjë viktimë, ndërsa njëri nga pacientët është duke u trajtuar për pneumoni të rëndë, në Njësinë e Kujdesit për Pacientët në Patras.
Mediat greke shkruajnë se pacientët e tjerë janë në gjendje të qëndrueshme dhe vazhdon mbikëqyrja e tyre shëndetësore.