Maria Cristina Settembrese, infermiere prej vitesh në spitalin San Paolo në Milano as e kishte çuar ndonjëherë ndërmend se do të vinte një ditë, kur të numëronte trupa të pajetë në pavion e të shohë shumë njerëz që lotojnë e vuajnë. Përmes një biesede telefonike me radio kapitalcapital ajo ka thënë se në gjithë këto vite nuk ka parë kaq shumë tmerr me sy.
“Ata janë njerëz të vetmuar, asnjë i afërm nuk mund të hyjë në dhomë për t’u dhënë atyre kurajo dhe mbështetje. Të infektuarit fytyrën e kanë të mbuluar me një kasko sa vështirë i dëgjon kur flasin. Ata na kanë vetëm neve, kur ti hyn të dhomë për ta je rrezja e diellit që ata kanë nevojë”, thotë ajo.
E pyetur se prej sa kohësh punon, dhe sa paguhet ajo nuk ka turp te thote se pagesa është qesharake, por megjithë këtë nuk do të dorëzohet kurrë së bëri detyrën që bën raporton Reppublica.it..
“Kam 34 vjet që bëj këtë punë, marr 1600-1650 euro në muaj përfshirë turnet e natës dhe festat. Jemi të keqtrajtuar, u kujtuan për ne vetëm tani që plasi epidemia e koronavirusit, është turp por ne nuk heqim dorë kurrë do bëjmë punën tonë”, thotë ajo.