Vendimi, i cili përflitej prej disa ditësh, tashmë kam bërritur. UEFA ka vendosur të ndërpresë kompeticionet e saj, Champions dhe Europa League, për të mos lejuar përhapjen e Coronavirusit mes futbollistëve, pas rasteve të shumta të infektimit që janë shfaqur në Itali dhe Angli.
Pritet vetëm komunikata zyrtare e UEFA-s, i kushtëzuar nga fakti që shumë skuadra janë nga karantinë (Juventus, City, Real Madrid, Chelsea, Inter).
Pezullimi i ndeshjeve, në këto kushte, është i detyruar. Si pasojë, do të ketë edhe ndryshim të kalendarit të Euro 2020.
Në tavolinë janë dy hipoteza: të zhvillohet në vjeshtë ose të shtyhet verën e ardhshme.