Tenori spanjoll 79-vjeçar Placido Domingo është prekur nga koronavirusi.
Ai njoftoi në faqen e tij në Facebook se është në izolim së bashku me familjen e tij, por se është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Kisha ethe dhe kollë, prandaj vendosa të testohem dhe rezultati doli pozitiv” – u shpreh Domingo në njoftimin e tij.
Ai i nxiti ndjekësit e tij që të lanin duart shpesh dhe të mbajnë distancën nga njëri-tjetri.
“Së bashku ne mund ta luftojmë këtë virus dhe të ndalojmë krizën aktuale në mbarë botën,” vazhdoi ai.
Ylli i operës ka pak kohë që ka dhënë dorëheqjen si menaxher i përgjithshëm i Operas së Los Angeles, pas akuzave për ngacmim seksual. Në dorëheqjen e tij ai u kërkoi ndjesë publike akuzeseve.
Ndërkohë Spanja me mbi 28,000 raste Covid 19, e renditur e dyta në Evropë pas Italisë, po përpiqet të kontrollojë situatën emergjente dhe numrin e lartë të të infektuarve.